Mbi mua

ax_Arian A. Xhezairi, i ashtuquajturi WordPress Ninja ka lindur dhe jeton në qytetin e bukur të Prizrenit. Eshtë absolvent në drejtimin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, si dhe Kadet/Oficer i vitit të IV-të të Shkencave Ushtarake në Universitetin Ushtarak Hamëz Jashari, të dyja këto në Prishtinë. Kur është larg laptop’it të vet, Arianin me siguri mund ta gjejmë duke fotografuar ose pirë kafe në qendër të qytetit.

Në aspektin profesional, jam freelance web developer, fotograf/kameraman si dhe non-linear editor (montazher). Pervoja ime në teknologji më ka nxitur që gjithmonë të përpiqem për të mësuar gjërat e kohës, për të qene i freskët me zhvillimin teknologjik. Jam i certifikuar në tri drejtime të CISCO’s, ligjerues për ECDL, dhe dhashtë Zoti së shpejti edhe Bachelor në Computer Science.

Aktualisht jam tejet i pasionuar mbi fotografinë digjitale, freelancing, blogging dhe si te fitojmë online përmes reklamave dhe programeve të tjera reklamuese. WordPress është vegla më e preferuar e imja, dhe gati cdo faqe që e ndërtoj mundohem që të përfshij WordPress sadopak. Projekte në të cilat kam qenë ose jam i involvuar mund të listoj disa më poshtë.

Lista është shumë më e gjatë, mirëpo kjo ishte vetëm sa për t’iu dhënë një ide se cka kam bërë deri më tani. Kam qenë kontribues i rregullt në revistën për teknologji SUKSESI (R.I.P).
Në të kaluarën time si cdo entuziast i ri i teknologjisë, kam qenë anëtarë i shumë forumeve të huaja dhe shqiptare, gati në secilën me titull: Administrator, Moderator, V.I.P, Helper, ndërkaq më aktualja PodcasterThe Vista Forums

Mbi blog’un

blogosphere jam i përfshirë që nga viti i kaluar kur kam nisur projektin e parë iTechnologize, mirëpo si rezultat i insistimit të shumë kolegëve që të kem një faqe të atillë edhe në shqip, lindi Arian’s Café. Qëllimi i këtij blogu është që të ndaj me lexuesit sadopak ato njohuri që i kam rreth teknologjisë si dhe aspekteve të tjera sociale. Në blog nuk do të perjashtoj as rastet kur dështoj në ndonjë aspekt të caktuar, dua të jem i sinqert ashtu që te ngjallim diskutime të mencura dhe pozitive për shoqerinë.

Megjithëse ky blog është single author blog prapë-se-prapë ju jeni të mirëseardhur të më kontaktoni nëse vlerësoni se një artikull i juaji do të ngjallte interesin e lexuesve, patjetër se do ta publikoja, kuptohet nën emrin tuaj.

Unë do të përpiqem që këtë blog gjithherë ta mbaj të freskët me informata të reja ashtu që ju kurrë të mos ju mërzitet. Kur jemi këtu, ju mund të abonoheni përmes RSS ose ndaci edhe me email ashtu që sa herë të shkruaj dicka të re ju të njoftoheni automatikisht.

Add to Technorati Favorites

Kontakti

Nëse dëshiron të kontakton me mua për cfarëdo arsye mund ta bësh pa hezituar fare, unë jam i hapur për cfarëdo diskutimi, ndërkaq kur të kthej përgjigje do të përpiqem që të jem sa më i artikuluar dhe i kuptueshëm. Pra, shko në faqen për kontakt dhe nga aty është shumë e qartë se cka duhet të bësh. ;)

Përndryshe mund të më gjesh edhe në këto vende: