Home » Featured, Inspiruese (Kreative)

Një realizim grafik shumë kreativ dhe argëtues… Oh, sa kam qesh, sa kam qesh!

1 December 2008 38 lexime 1 Koment

Kam patur raste kur pëlqeja ose jo dicka specifike, dhe si nga ai përjetim nuk gjeja dot fjalë për të përshkruar ndjenjën. Ky i sotit është një i tillë.

Talent kreativ apo me fjalë të tjera kreativ grafik dizajner janë individ më të kërkuar aktualisht anë e mbanë botës, pothuajse nga secila kompani ekzistuese marketingu. Bile edhe kompanitë dhe korporatat të shtrira në lëmi të ndryshme biznesi, kanë filluar të themelojnë nga një department të dizajnit grafik, ashtu që të mos kenë nevoj të angazhojnë kompani të tjera për t’iu dizajnuar pllakatat, biznes kartat, web faqet etj. Normalisht edhe për të ulur koston e shpenzimeve, njëkohësisht edhe të kursejnë gjithcka që është e mundshme për t’u mos shpenzuar.

wow

Imazhi i mësipërm, shpalos një ndër ato ide kreative e realizuar në mënyrë fantastike nga një kreativ dizajner të cilit për momentin emrin nuk ja di. Këtë foto më dërgoi një miku im, e cila plotësisht më kënaqi përderisa e shikoja. Fotografinë e bëjnë edhe më tërheqëse shprehjet e fytyrës si te arusha po ashtu edhe te ariu. Vërtetë një punë mirë e kompletuar.

Sidoqoftë, më ngjalli kurreshtjen të mendoja më thellë.
Arusha (majtas), ka një shikim habitës nga veprimi që bën Ariu (djathtas). Mua më shtyu të mendoj se si do të ishte reagimi i arushës po qe se kabllo që ariu mban në duar, do të kishte gjatësinë e mbushësit të laptopit tim?! :D

Por nuk mbaron me kaq. Mendova, këtë fotografi mund ta përdorin profesorët në Universitetin e Prishtinës në drejtimin e Elektronikës për të ilustruar prizat e rrymës mashkull / femër për studentët që nuk janë të familjarizuar me fjalën “prizë”, në vend të të cilës përdorin fjalën gjermane “shteker” (German: Stecker, English: Power Plug), e që dmth. futje, fus, futës. Interesant!

Artikuj të ngjashëm

One Comment »

  • Driton said:

    Hey Buzz, kuku sa keq po doket :D, si mu kon real pornografi :P.
    Shum realizim i hatashem ej, hallall ti vera atij dostit.

Leave your response!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.

Arian's Café uses Thank Me Later