Zgjedhjet 2008 SH.B.A. – Bardhë vs. Zi
Përderisa jemi në euforinë e aktualitetit më interesant global, po shfrytëzoj rastin të shkruaj disa fjalë rreth zgjedhjeve në SH.B.A. Ndërkaq, me ngulm po pres për rezultatet përfundimtare që realisht do t’japin një frymë të re rrjedhojave anëembanë globit.
Rivalitetit në mes dy ngjyrave komplet kontradiktore, si nga ana fiziologjike ashtu edhe ajo e idealeve, sot po i afrohet minutave të fundit dhe debateve e opinioneve të shumta kundrejt njërit apo tjetrit kandidat.
Obama vs. McCain ishte një prej temave shumë të nxehta që përfshiju botën, aq sa edhe fëmijët në rrugë pata mundësinë t’i dëgjoj duke e pyetur shoku-shokun; “Une me Obamën, se ma i mirë! Ti?!”.
Pa e zgjatur më shumë, unë po shpresoj për një rezultat pozitiv, natyrisht pro Obama, njëkohësisht duke shpresuar në atë që mos Obama do të jetë ai i cili të paktën do të ndaloj të gjitha ato konflikte luftarake që i kishte filluar George W. Bush. Në aspektin e sigurisë dhe përkrahjes tonë kombëtare nga ana e Amerikanëve, lirisht mund të them se ka qenë e njëjtë si nga Demokratët (kur ishte Clinton në krye të shtetit), ashtu edhe nga Republikanët (deri tash me Bush). Kështu që për Kosovarët është e njëjtë dhe e mirë se ardhur cilido qoftë që përzgjidhet.
Më poshtë e gjen të bashkangjitur një skriptë nga Google, ku mund të shikosh rezultatet e zgjedhjeve më të freskëta, pasi skripta freskohet automatikisht. Do të kesh mundësinë që të sheh rezultatet e përgjithshme, si dhe përqindjet nepër të gjitha shtetet e SH.B.A.
Për momentin nuk ka asnjë sondazh aktiv.
Pasi të kesh votuar, shprehe opinionin tënd duke komentuar dhe justifikuar votën tënde. Besoj se është temë për të cilën ja vlen të diskutojmë.


























Barak Obama shpresoj te fitoj per disa arsye njera prej tyre eshte ajo qe preke ti me lart dhe nje tjeter eshte kureshtja se eshte deri me tani kandidati i pare me ngjyre dhe tjetra se eshte musliman do te kisha deshir te dija se a ka qen ndonje tjeter musliman apo jo president i U.S.A. kureshtje ……. ide shume e mire per qet teme tung tung na kan mungu shkrimet tua :S
Leave your response!