“WordPress 2.7, këtë herë është personale”, sikur edhe Kosova.
S’po flas shumë. Vec kqyre një herë sa punë janë ka bëjnë bukuroshat prapa WordPress.
Ju garantoj që liderët tanë politik nuk e harxhojnë as 10% e asaj që Automattic shpenzon mbi produktin e vet.
Tash nëse bëjmë një krahasim në mes Kosovës edhe WordPress, lind pyetja: “Kush e ka vleftën më të madhe, Kosova – një shtet, apo WordPress një web aplikacion?!
Unë po të lë që ti vet të mendohesh, edhe pse këtu s’ka cka të mendohet fort, por pasi të kesh arrdhur me një përgjigje, atëher shfrytzo rastin për t’ja bërë me dije Hashim Thaqit, e edhe Ban Ki Majmunit me 6 pikat e tij, se kush e ka vendin ku.
“M’ka ardh shpirti n’fyt, tu i duru kto pisllëqe!”
Freskim: Sa për kuriozitet, WordPress 2.6 ka kaluar shifren 3.000.000 milion të shkarkimeve që nga momenti i lëshimit. Ndërkaq, pritet të thyhet ky rekord pasi të lansohet verzioni 2.7 që njëherit është total freskim në panelin e administrimit. E në Kosovë ka afër 3 milion banorë për të cilët nuk ju ha palla lidershipit Kosovar se si i kanë hallet këta 3 milion, si i kalojnë ditën dhe me cfarë brengash i zë nata. Por fajet nuk i kanë ata, fajet i ka secili prej atyre që ju ka dhuruar votën, ju ka dhënë shtytje atyre që të manipulojnë me fatin e të ngratëve që nuk mendojnë dhe i hanë rrenat sikur keksat. Këtu mbarova së shkruari. E ke rradhën ti tani.


























Leave your response!