Home » Informative

Viva La Obama!

6 November 2008 68 lexime 5 Komente

obama2008 Përfundimisht, dëshira e flaktë e shumë shtetasve amerikanë, si dhe atyre jo-amerikanë por pro Obama u bë realitet, pas publikimit të rezultateve të numëruara. Edhe pse mbrëmë qëndrova deri në ora tre pas mesnate për të ndjekur rrjedhën e votimeve, nuk jam penduar fare për pagjumsinë që përjetova sot tërë ditën, pasi ndodhi ajo që shpresoja të ndodhte, Obama president.

Përkundër të gjithave, sot po dëgjoj komente nga injorant dhe të padijshëm të shumtë, të cilët thonë se Obama na cenka pro Serb. Nuk e di se nga ju ka lindur kjo ide e mbrapshtë, megjithatë jam i bindur se nuk mbështetet në fakte të gjalla, por, thjesht është një mendim koti. Ose më mirë të them, nuk kanë punë më të mencur se të harxhojnë ca fjalë palidhje, që defakto japin një përshtypje të keqe për imazhin e folësit.

Por, po i kthehem rezultateve të dalura pas mbylljes se vend-votimeve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tani më udhëhiqen nga Demokratët pas 8 viteve udhëheqësie nga Republikanët, dhe në krye të shtetit është presidenti i parë Amerikan me ngjyrë, Barack Obama. Me fitore bindëse ndaj McCain, Obama premton për një revolucion shtetëror, largimin e papunësisë, uljen e taksave, ndërprerjen e luftës në Irak dhe fuqizimin e një marveshjeje diplomatike që njëherë e përgjithmonë të kryhet qështja e terroristëve të 11 Shtatorit 2001, plus, një varg qështjesh të tjera progresive.

Kështu që, qoftë vetëm edhe kjo buzqeshje në fytyrat e familjes Obama, ja ka vlejtur që ai të përzgjidhej president, të tjerat janë të parëndësishme.

Obama

Për detale më të hollësishme rreth rezultateve vizito faqen e zgjedhjeve në CNN apo BBC, duke mbajtur në anën tjetër duart lartë, me shpresën që një revolucion i tillë të ngjante edhe në Kosovën tonë. Një lider pa premtime të kota.

Artikuj të ngjashëm

5 Comments »

  • sarizzle said:

    hejjj hejj babulleee, sje normal:d sa najs e ki po hyrjen ,body edhe conclusion, znajslly amig me qeto information qe pi poston ;)

  • Arian Xhezairi (author) said:

    sarizzle, fo’ shizzle ma’ nizzle. :D

  • Besfort said:

    man urime te gjithve fitorja e Barak Obames ….. inshalla do zoti edhe keta tant qe jan ne krye inshalla mueshen men e veprojne si duhet …..

  • Edmond B. said:

    Arian, Obama vertet ka premtuar se do te largoje trupat ne Irak. Por a ke lexuar se ku do ti dergon ato? Ne Afganistan dhe Pakistan.

    Obama eshte i mendimit se terori i vertet vjen nga Pakistani dhe “lufta ndaj terorizmit” duhet te perqendrohet aty. Keshtu qe nga aspekti musliman nuk eshte me i mire se Bushi.

    Nje vlla me tha nje dite: Republikanet te vrasin shpejt dhe ashper, ndersa demokratet ngadal dhe fshehtas.

    Nje gje me jep shprese se Obama do te kete sjellje me te mira ndaj muslimanve. Kur ishte shume me i ri shpesh here ne New York vizitone xhamiat e shumeta me “xhemat” te races zezake pasi qe disa komunitete me ndikim ne SHBA jane zezak musliman.

    Shpresojm se do te perqendrohet me shume ne stabilizimin e ekonomise boterore dhe ndalimin e ngrohjes globale, se sa lufta te kota kunder nje armiku i cili nuk egziston.

    Kolega yt,
    Edmond Berani :P

  • Arian Xhezairi (author) said:

    Edu jarani jem, long time no see. ^_^
    Kom lexu per at pun, po prap nfund ma i miri prej krejt tkqijve qe kan mujt mu perzgjedh osht kon ky.
    Rehatija mes komuniteteve fetare qe Barack Husein Obama po don me e perforcu osht dicka pozitive mos past kurrgjo tjeter hiq t’mire.
    Krejt nfund, lets hope for better days man, normalisht qe ka ane negative, po mat mire sun gjon n’amerik. :D

Leave your response!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.

Arian's Café uses Thank Me Later