Na nguli Ban Ki Muli,…Muti,…Muni bre! Jo,po Qeveria!
Debakëll! Skandaloze! Anarki! Për keqardhje!
Politika vendase ka qenë tema më kritike, që sa herë është diskutuar ose kam lexuar dicka në internet, mundohesha të aplikoj rregullën “A pashë? S’pashë! A nijta? S’nijta!”. Me gjithë përpjekjen e vazhdueshme, sot më kaploi tmerri. Ky është ankth me sy qel. Jo në ëndërr.
Në kokë më rimohen vetëm fjalët “Mun-S’mun, Mut-S’mut, Ngul-C’ngul”, e që besa po më nevrikosin shumë, sa që po shlyejnë edhe atë pak disponim ditorë dhe po më kthejnë në “sallamadi hesap” .1
Përkundër t’gjithave, po mundohem të menjanoj shtjellimin e kësaj teme këtu, por gjendja ime aktuale emocionale, nervore dhe shpirtërore ka arritur kulminacionin e durimit për shprehje të lirë. Sinqerisht, nëse nuk do të ekzistonin disa rregulla për mirësjellje, nuk do të hezitoja të përshendetja Ban Ki Munin, Qeverinë dhe Popullin Injorant, në gjuhën e popullit. Vec kqyrja dukjen fiziologjike njëherë, buzëqeshjen e “pafajshme” të Munit. Të jep përshtypjen që ky nuk di sherr, “ky është melaqe”. Për Mulin (Munin) është lehtë, “ngulja Kosovarve gjashtë pyka, edhe ec me kohën.”
Po lexoj një artikull te Telegrafi, edhe poshtë një lexues kishte lënë një koment që më bëri përshtypje. Përmbajtja e komentit është si vijon: “Na myten me perurime te rrugeve, ende pa ndertuar shtetin, pushtetaret serb nuk e leshojne prej gojes Kosoven, ndersa pushtetaret Kosovar as nuk e permendin…”, e menjëherë më shkoi mendja te një mik i imi që kishte zakon të thoshte “ishalla po pshtojm!”
Me të vërtetë nuk di si do të mund t’ia lidhnim grykën kësaj pune, por plotësisht mendoj se nëse dikush meriton respekt dhe përkrahje për angazhim patriotik kundrejt cdo rezolute e vendimi bosh që e dëmton Kosovën, janë Vetëvendosja. Me at pak fuqi që posedojnë, përpiqen vazhdimisht në të mirë të Kosovës dhe popullit që nuk ja vlerëson mundin.
Më fal në shprehje, por po fëlliqet cdo ditë e më shumë. Nuk ka mbetur edhe shpresë se mos ndoshta do të mund të ngrihemi në ndonjë revolt gjithë-popullore. Bile sa herë që përmendet populli, pyes veten “Cilin popull?!”.
Ku po mbetet Kosova kështu?! “Kallxom se po t’kallxoj!”
Jasha liderë, jasha! Rrofshi!
Freskim: Nuk e di cfarë përshtypje ke për Veton Surroin, por, në këtë shkrim kishte tingëlluar mencur!
- Sallamadi hesap – Kur gjithcka është e pa qartë, e turbullt, lesh. [↩]


























Po me vjen mire Arian qe ke permedur Vetvendosjen po fakti qe po mundon mu ma se shumti te disa persona qu une i njoh dhe nuk dua tja jap emrat e tyra jan qe jan kunder qeveris e pro vetvendosjes po problemi kryesor eshte se kur i them a bashkoheni ju me vetvendosjen per ndonje protest ata thojne , po pse pergijgjen nuk mund ta marr as e si… Popull eshte dita qe e gjithe KOSOVA te ngrihet se do na shkel e nje here nje rot e zeze,po na shkeli edhe nje here ajo sbesoj se do te ket me kthim zgjohuni sa seshte bere me e keqja ….. zgjohuniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii!!!!!
Leave your response!