Home » Featured, Ushtarake, Videografi

(Film) One day, in five minutes

15 November 2008 45 lexime 2 Komente

Kështu titullohet filmi i metrazhit të shkurtë i cili u dedikohet kadetëve të Universitetit Ushtarak “Adem Jashari” në Prishtinë. Këtë film e përgatitëm s’bashku me kolegun tim Korabin, i cili është kadet në vitin e tretë në akademi, dhe njëherit është edhe student i vitit të tretë në AUK (American University in Kosova). Përshkrimi i një ditë të kadetëve për vetëm 5 minuta nuk ishte një detyrë e lehtë të kryhej.

Si detyrë nga lënda On camera! On Mike!, Korabi u drejtua tek unë për asistencë, dhe natyrisht përgjigja ime ishte pozitive. Përkundër asistimit gjatë xhirimeve, detyra ime konkrete ishte editimi i materialit të xhiruar, me fjalë të tjera montazha e filmit. Megjithëse stresi gjatë punës ishte i paevitueshëm, frika e vazhdueshme e Korabit se nuk do të arrijmë që ta përfundojmë më kohë, dhe të gjitha këto prapë-se-prapë arritëm që të dërgojmë produktin final në kohën e duhur. Për vlerën e rezultatit përfundimtarë, na mjaftuan duartrokitjet dhe emocionet që pasuan pas prezantimit të filmit. Ishin të kënaqur si profesoresha e lëndës ashtu edhe tërë audienca, në mesin e të cilëve ishte edhe organizatori i festivalit SKENA UP.

Përkundër faktit se video kamera të cilën e kemi përdorur për xhirim ka qenë totalisht e lodhur, megjithatë ato silhuetat1 në atë agim dolën perfekte. Ndërkaq për montim përdorëm Adobe Premiere Pro. Duhet të përmend fatkeqsinë që na ngjau ditën e fundit pak orë para afatit kur duhej të dorëzohej projekti. Premiere Pro 2.0 di që ndonjëherë mos të sillet edhe aq mirë, në fakt, në rastin tonë nuk u soll hiq mirë. I tërë projekti i renditur dhe sinkronizuar me audio që ishte në timeline shkoi huq pas një tentimi për ta ruajtur gjendjen e fundit të filmit. Nuk kishte alternativë tjetër përpos që të riaranzhoja të gjitha edhe njëherë prej fillimit. Deshi Zoti edhe arritëm gjithcka në kohë, gëzimi ishte i pamasë. (^_^)

Përfundimisht, pasi ta kesh shikuar videon,  dije se komentet, kritikat, pse jo edhe lavdatat janë të mirëseardhura të gjitha, si këtu në blog po ashtu edhe personalisht.

  1. Silhouette []

Artikuj të ngjashëm

2 Comments »

  • Besfort said:

    Urime te dyve ishte diqka qe me dha force me shume per nje KOSOVE te mire me ri e me te gjitha, ishte diqka shume e mire si thone te shqiperise e pa pame plako hehe ………….. urime inshalla gjithmone me kesi gjera te mrekullushme

  • Arian Xhezairi (author) said:

    Faleminderit Besfort, kemi nplan edhe nje tjeter film me t’madh, shpresojm qe si te lirohemi pak te fillojm punimet. Ti je i mireseardhur as you know ;)

Leave your response!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.

Arian's Café uses Thank Me Later