Tirana vs. Milan, 2-1
Cfarë surprize e këndshme! Edhe pse jam tifoz i flaktë i AC Milan, megjithatë kur cenka në pyetje ana kombëtare, simpatia që kam ndaj Rossonerëve as që po vërehet bile, dhe natyrisht ishte kënaqësi të fitonte SK Tirana.
Edhe pse nuk arrita që ta shikoj ndeshjen, pasi arrita në akademi menjëherë pësuan granatimet nga kolegët me komentet plotë entuziazëm duke më pamundësuar që të komentoja.
Sidoqoftë, kërkova pak në internet dhe gjeta vetëm një video ku shihen pak sekonda pas përfundimit të ndeshjes. Duket edhe ylli i futbollit Ronaldinho, i pushtuar nga mediat dhe fotografë të shumët që nuk dëshironin të lëshonin rastin për ta kapur me foto kamerat e tyre legjendën që jeton.
Përfundimisht, kjo fitore nuk është edhe aq për tu hamendur, pasi jemi mësuar që ekipet shqiptare të na dhurojnë kënaqësi të këtilla, sikur rasti me Greqinë, apo edhe me Gjermaninë. Prandaj cdo infarkt nga gëzimi është i panevojshëm.


























urime fitorja e tiranes pasi po shkruj ne ket dite kur edhe kombetarja shqiptare barazoj me protuaglin plus fakti qe nje lojtar i kombetares shqiptare eshte ndeshkuar me karton te kuq besoj se per te gjithe shqiptaret ka qen me shume se fitore barazimi urime
Leave your response!