Home » Personale, Site Updates

Po justifikoj mungesën!

30 October 2008 34 lexime Shprehu

Përshëndetje! Deri sa po shkruaj, jam duke përjetuar një kokë-dhimbje të hatashme, megjithatë po mbledh veten për t’i thënë ja dy fjalë. Padyshim, pauza kaq e gjatë pa publikuar asgjë të re në blog është bezdisëse. Sa herë kthehesh të viziton faqen pret dicka tërheqëse, ndërkaq kur para teje gjen artikullin e njëjtë që e ke lexuar para 10 ditëve natyrisht është dshpëruese. Në anën tjetër as unë nuk ndihem mirë kur ndodhin pauza të këtilla dhe aktiviteti në blog është dukshëm më i vogël, por ja që në jetë, ka raste kur përkundër dëshirës dhe vullnetit, të pamundësohet të kryesh një detyrë të caktuar.

Arsyeja e tërheqjes janë përgjegjësitë dhe detyrat e shumta në jetën ushtarako-sociale që totalisht më kanë bllokuar nga cfarëdo aktitiveti tjetër vullnetar, dhe ballafaqimi me to nuk është edhe aq i lehtë, prandaj ka raste kur duhet të bëj një tërheqje taktike. Edhe pse obligime, të paktën arrita të bëj një ndryshim të vogël në hyrje të domainit tim arianax.net, për t’i dhënë një pamje më atraktive për vizitorët, lexim më të shpejtë dhe të pëlqyer. Kjo është thjesht një cikrrimë krahas asaj që është dashur ta bëj në blog, por prapë-se-prapë është një plus që duhej ndërmarrë qysh prej fillimit. Them se rezultati është i kënaqshëm.
arianax

Përfundimisht, të premtoj që po përpiqem që shumë shpejt të rimëkëmbem dhe t’ia kthej blogut freskinë që e meriton. Janë minutat e fundit të zhgënjimit, cdo ditë po bëhet më e mirë se ajo që po lëmë pas.

Artikuj të ngjashëm

Leave your response!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.

Arian's Café uses Thank Me Later