Written October 11, 2008 in Aktualitete

PAVARËSIA E MBIKQYRUR
Nëse UNMIKU, ta ngarkon në shpinë një samar –
Ti, hesht dhe mos thuaj se je shqiptar!
Nëse UNMIKU, ta shtron sofrën me bar –
Ti, haje dhe thuaj "Unë jam kosovar!"

Nëse UNMIKU, të kërkon identitet –
Ti, përkulu dhe thuaj "Unë jam minoritet!"
Nëse UNMIKU, të imponon flamur kosovarë –
Ti, mburru se ke vetëm një yll të bardhë!

Nëse UNMIKU, të imponon ndonjë himn pa krip –
Ti, luaj me instrument, veç mos këndo shqip!
Nëse UNMIKU, ta heq nga shtiza shqiponjën –
Ti, ule kokën dhe gjithnjë mbylle gojën !

Nëse UNMIKU, të jep ngjyra pa kufi –
Ti, harroje përgjithmonë ngjyrën kuqezi!
Nëse UNMIKU, t’i mbushë xhepat me flori –
Ti, nuk guxon të shkruash histori!

Nëse UNMIKU, të qet në staf ma të parin –
Ti, nuk guxon ta përmendësh Adem Jasharin!
Nëse UNMIKU, t’i imponon festat ndërkombëtare –
Ti, nuk guxon t’ i festosh festat kombëtare!

Nëse UNMIKU, të pranon në Internacionale –
Ti, nuk guxon t’ këndosh këngë nacionale!
Nëse UNMIKU, ta zgjidh ndonjë çare –
Ti, nuk guxon ta përmendësh luftën çlirimtare!

Nëse UNMIKU, sjell këngë të mbarë globit –
Ti, nuk guxon t’ këndosh për heroit e kombit!
Nëse s’ do UNMIKU, n’ Pavarësi për t’ prekur –
Ti, ha si i gjallë, e rri si i vdekur !

Gjilan, më 21 Maj 2008.
Demir KRASNIQI

E hatashme! Poezia më atraktive dhe më me rimë, krahasuar me ato që nga Abetarja e deri tek këngët e Elvana Gjatës. Më kujtoi vjershën “Qesh i vogël e u rrita!” e mendova nëse autori i saj do t’më kishte lejuar që ta ndryshoja në “Qesh i vogël e u rrita, prej UNMIK-ut u mërizta!” Sidoqoftë, Demiri paska bërë një punë fantastike në këto strofat e tij. Të paktën është shprehur ashtu edhe sic në të vërtetë është ndier, gjë që shumica nga politikuajt tanë nuk kanë guximin që ta bëjnë. Po besoj se Demiri s’ka cka humbë, ndërkac presidenti, kryeministri dhe ministrat mund të humbasin automjetet bashkë me shoferët, kolltukun, e mbi të gjitha rrogën. Prandaj, duhet të justifikohet një hezitim i këtillë nga ta. :D

E falenderoj Agronin për emailin që më dërgoi me këtë poezi.

Artikuj të ngjashëm

6 comments on ' Pavarësia e Mbikqyrur, nëse UNMIK-u?! '

  1. Fatlumi koka talent be vlla.
    Hallall tkoft njeri, je i pa parë.
    Ndoshta pak shkurt po shkruj…Ax :)

  2. Demiri me te vertet me ka ba me qesh po edhe me qajt se realitet jan te gjitha keto qe i ka pershkru ne keto vargje shum te bukura dhe me vend :D

    Vallahi hallall tkoft :D

    hahaha

  3. Kush do qe i ka ashkruajtur leto vargje halla i qoft emri SHQIPETAR
    E kush do qe i kundershton le te shkon aty ku unmiku duhet te shkoj (ne ferr)
    Te lumt ama te lumt se shummm e mir
    Do ta kisha propozuar ta qojm ne parlament dhe le ta msojn permendesh deputet tan dhe te ja vnojm qdo SHQIPTARI NE DER.
    te lumt nuk kam fjal halllllllallllllll

  4. Shume vjershe e mrekullushme .. Arian edhe 100000……. qesi vjersha me shkru ,kryministri e te tjere “politikuaj” nuk i marrin parasysh se i dhimen tan ato humbje niher ja heken kerret minsitrave tash plus shoferat plus ka 100 euro shpenzime ne karburant po jashtojne e ndersa babi im dhe mamaja marrin vetem 200 euro rroge edhe qe msojne femijet qe te hecin perpara ndersa ata rrin ne vend dhe ter diten pin kafee ,po ky eshte realiteti ,po duhet ne te rinjte te marrin ndonje inciative te mire dhe jo te vazhdojme me rrugen e tyre ,vetem sa po shoh une prap shumica kan me vazhdu me qate rrug te pist inshalla do Allahu dhe na ndryshon te taneve ska met tjeter gje ……..

  5. AX… te pergezoj per kerkimet dhe postimet qe po i bene … e per Demirin ska fjal… nese deshironi info me te shumta me tregoni ngase osht shum person i mrekullueshem te cilin kam pasur rastin personalisht ta takoj… gjithashtu Demiri ka qen iniciator dhe njeri nga bashkepjesemarresit e rrezimit te njeres nga statujat me fame keqe ne qytetin e Gjilanit , at te Car Llazarit (7 m e gjate), dhe gjithashtu ka shum kenge te bukura patriotike ku vlen te permenden disa si per Bashkim Selishten, Adem Jasharin, Bekim Berishen etj. Gjithashtu ky ka botuar nje sere veprash dhe eshte nje autor i mrekullueshem.. e ty AX te deshiroj cdo sukses ne jete…shpreosj qe do kemi ende postime te tilla…

  6. shum bukur e paske shenu qit vjerrsh te lumt demir shum je i pa par

Leave a comment

Arian's Café uses Thank Me Later