Një Canon XL2 i ri, tash nën patronatin tim
Pas pritjes shumë të gjatë (për mbi 2 muaj e gjysëm). Mbrëmë ndjeva që filloi të më shuhej shpresa, dhe bëra një lutje para gjumit që të përshpejtohej procesi i transportit të video kamerës, më pastaj humba në ëndërra. Kurr nuk e kisha imagjinuar se sot do të gëzohesha kaq shumë, kur mora lajmin nga nëna se video kamera kishte arritur në aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës. E dija që Zoti i Plotëfuqishëm pranon lutjet, por ende s’më kishte ndodhur të më realizohej një e tillë kaq shpejt.

Pra, sot zyrtarisht posedoj një Canon XL2 dhe deklaroj publikisht që Canon Rebel XSi që e kam ia kaloj vëllaut Dritonit. Po konsideroj se është e parëndësishme të theksoj shumën totale që më ka kushtuar ky bebush, ngaqë mund të pësoj një dhimbje të menjëhershme koke, por më poshtë po specifikoj detalisht cka ka ardhur me të në paketimin e prishur nga doganierët e ndershëm në aeroportin tonë.
a) XL2 Digital Video Camera
b) 20x zoom lens XL
c) Button Battery
d) Wireless Controller
e) Batteries
f) Lens Cap
g) Lens Hood
h) Compact Power Adapter
i) DC Coupler
j) Battery Pack
k) Stereo Video Cable
l) S-Video Cable
m) Adapter Holder
n) User Manual
o) Extra Accessories : Shoulder Strap
Canon XL2 është vërtetuar shumë i suksesshëm në tregun botërorë, bile një pjesë e konsideruar e filmit Crank1 është xhiruar po me këtë video kamerë, prandaj cdo hollësi është e tepërt.
Po planifikoj që gjatë kësaj fundjave, kur të jem në shtëpi, të bëj një demonstrim të hollësishëm mbi montimin dhe caktimin e disa vecorive bazike. Deri atëherë, Stay Tuned!
Edit: Dritoni kishte përgatitur një foto-montazhë në shenjë shprehje gëzimi për arritjen e video kamerës.










shyqyr man qe te ka ardh po mos ja zin te madhe atyne doganerave se gjysma ndodh edhe qe skan prek kur kamere me dor edhe per qata jan ba kureshtar me prek heheeh
Besfort, sosht larg mendjes edhe ajo po mu m’impresionoj fakti qe atyre ende ju shenojke UNMIK CUSTOMS ne uniformat e tyre.
E injoranca e tyre ne shkalle te larte, si dhe tendenca per te absorbuar edhe ndonje cent me shume nuk eshte per tu habitur.
ska fjale per kamer
kamer super =) ishalla t’shkon puna mir ariann
Leave your response!
Pasi veç je këtu atëherë
ose shiko fotografitë e mia
përfshiju n'sondazh
Për momentin nuk ka asnjë sondazh aktiv.kam plotë jarana
shkruaj për tema të ndryshme
lexoj mendimet e tjerëve
e artikujt i ruaj në arkivë
shkruaj plotë fjalë
2008 arian arian's cafe arianax artikull blog Blogging canon digjitale ditelindje dizajn download dritonax flickr foto Fotografi imazh internet ipko itechnologize kosova mobile moment muaj online photography photoshop politike prizren publikoj rebel shkrepje teknologji telefon tutorial update vala video vizitor wallpaper web weblog windows WordPress xhirimdhe komente palidhje i gjuaj
shkrimet e fundit
më të nxehta
më të lexuara