Written October 9, 2008 in Site Updates

Për ta bërë qëndrimin tënd në blog sa më tërheqës, si dhe njëkohësisht për të të enkurajuar ty si vizitorë dhe lexues i dokrrave të mia, vendosa që të shpërblej disa nga ju të cilët keni kontribuar me komentet e juaja në temat e ndryshme këtu në Arian’s Café.

Kategoritë mbi të cilat është bërë vlerësimi janë si vijon: komenti më qesharak, komenti më i zgjuar dhe kontributori më aktiv.

Pra pa humbur kohë po publikoj emrat e tre katër fatlumëve.

Dy komentet më qesharake

“hallal njerz a kalleni kreite kaia nanen :D shum frote Piss :D”

Nga: ionn
Artikulli: Montenegro Airlines me zemer te thyer

“jeni shum te mir sidomos kenget i keni shum te mira sidomos kjo e reja klm”
Nga: alberta
Artikulli: E re, Tingulli Trent – Kalle Sonte

Komenti më i zgjuar

“Arian,
të shkruash për tema të tilla në njëfarë mënyre është t’u bësh reklamë të pamerituar disa tipave. Nga kurreshtja klikova edhe unë, kështu që atyre 20.000 shikimeve ia shtova edhe një, duke kontribuar në shtimin e popullaritetit të asaj videoje të mjerë. Nuk do të futem në analiza teknike të videos, por po mjaftohem me citimin e autorit të videos nga komentet tek YouTube, ku mund ta shihni nivelin e tij:

“Ty neve dj veq per **** na n’gjet po o papak i ***** ku ka more njeri me bo qet montazh a mund me dallu ty montazhen po hec bre mos me *** fort…Majmuni niher jo montazh jo pallaver si t’kqyret kqyre si mos kqyret ne rrs t’pavsha..”

E pra, pas ketij citati, besoj se është e lehtë të nxirren shumë përfundime…”

Nga: Alkimisti
Artikulli: Syte ne qiell, nje sqarim i kesaj pallavre

Kontributori më aktiv

Besforti me 17 komente nëpër artikuj të ndryshëm në blog qëndron në krye të listës së komentuesve të cilët kanë participuar këtu.

  1. Shpërblimi për komentin më qesharak është një shpërblim shumë modest.
  2. Shpërblimi për komentin më të zgjuar është një bluzë me logo të Arian’s Cafe.
  3. Ndërkac, shpërblimi për kontribuesin më aktiv është bluza me të njëjtën logo duke ia bashkangjitur edhe një kafe në Shadërvanin e Prizrenit.

Fituesit do të njoftohen përmes një e-maili për detalet e tërheqjes së shpërblimit.

Unë, përzemërsisht ju falenderoj të gjithëve që keni qenë deri sot dhe vazhdoni të jeni pjesë e Arian’s Cafe, duke i dhënë këtij blogu një gjallëri, në anën tjetër keni qenë edhe motiv për mua që të vazhdoj të shkruaj.

Përfundimisht, urime që të katër fituesve si dhe urime të gjithëve për faktin që Mali i Zi sot njohu pavarësinë e Kosovës. U bënë 49 shtete, pra, për hajër na qoftë edhe kjo.

Artikuj të ngjashëm

1 comment on ' Në Arian’s Café kontributorët shpërblehen '

  1. Ju falemderoj nga zemra qe me shperblyhet dua ti theme se nese vazhdoni te shikoni kete blog jo se vetem do te njoftoheni per ndonje te re po do te mesoni shume gjera … urime te perzmerta edhe nga fituesit tjere Kosove perpara dhe vetem perpara …. URIME TE GJITHEVE NJOHJEN E RE TE PAVARSISE SE KOSOVES

Leave a comment

Arian's Café uses Thank Me Later