Virus i ri që po shpërndahet nëpër Windows Live Messenger
Kujdes! Virusi më i fundit që po lundron ditëve të fundit nëpër Windows Live Messenger është vërtet i rrezikshëm.
Virusi shpërndahet në formë të mesazhit përmes Windows Live Messenger dhe vjen nga personi i cili është i infektuar me të. Gjithkush mund të infektohet nëse nuk merren masat parandaluese kundër infektimit me këtë virus. Në të vërtetë, personi që është i infektuar fare nuk është në dijeni për të pasi ai vet nuk e vëren dërgimin e këtij mesazhi të rrëzikshëm.
Si funksionon ky virus?
Virusi vepron në atë mënyrë duke u vetë-dërguar tek të gjithë ato kontakte që i ke online në list dhe përmbajtja e tekstit është si në foton më lartë, mirëpo natyrisht në fund e-mail adresa bashkangjitet e atij të cilit ky virus i dërgohet. Verzionet e më herëshme kanë qenë në gjuhën angleze, prandaj, këtë herë është edhe bindës pasi që është i përkthyer në gjuhën shqipe, dhe të gjithë neve do të na interesonte.
Masat parandaluese?
Veprimi më i mirë për parandalim është kujdesi që të mos klikohet në linkun që e pranon, ngaqë pas klikimit pasojat janë ‘dramatike’. Nëse klikon, atëherë virusi të pamundëson që të kycesh në internet, hapja e folderave nuk bëhet brenda folderit që klikon, por cdo folder hapet në dritaren e vet e shumë dëmtime të tjera. Deri më tash nga njohuritë e mbledhura prej internetit dhe personave që kanë ‘pasur fatin’ të infektohen jam njoftuar se sistemet me Windows 200, XP dhe Vista janë të prekshëm prej këtij problematikut të vogël, prandaj ki kujdes se tjetri mund të jesh ti.
Si mund të vëren që sistemi yt është infektuar?
Mënyra më e saktë e të kuptuarit është lajmërimi nga ndonjë kontakt i yti. Ai pasi të pranon mesazhin nga ti, pra, pa njohurinë tënde, mund të të njoftojë se je infektuar apo thjesht të pyet se cka është ky link, apo dicka të tillë. Gjasat janë që edhe ti vet mund të vëren një ulje të performancës të sistemit.
Cka të bëj nëse jam infektuar?
Gjëja më e mirë për të larguar këtë pis nga sistemi yt është të marrësh një anti-virus të mirë (Symantec, AVG, Avast, Eset Smart Security, Kaspersky) dhe bën një skenim në tërë sistemit tënd. Por fillimisht, anti-virusi duhet të jetë i freskuar me definicionet më të fundit të virusave të marrura nga interneti (ang: update the virus database). Në momentin e parë që të gjindet virusi, programi do ta pastrojë nga faqja e dheut dhe gjithcka duhet t’i kthehet normalitetit. Ndërkac, herëve tjera ti rrite shkallën e përkujdesit personal dhe bëhu më sy qelur.
Si konkluzion, asnjëherë mos e neglizho punën e sigurisë të sistemit. Një anti-virus duhet patjetër të jetë tër kohën aktiv në sistem, përndryshe gjithmonë je i rrezikuar nga kërcënime të ndryshme, je ose jo i kycur në internet.


























ky lloj virusi nganjeher edhe nuk detektohet nga antivirusi sepse shfrytezuesit zakonisht vet e hapin nga kurreshtja , gjithashtu ata qe jane aq naiv ta pranojn
nuk jane ne die se si ti azhurojne antiviruset
mirepo per qdo rast un do e postoj nje link te nje softweri te bazuar ne command promt http://siri.geekstogo.com/SmitfraudFix.php ja ktu pra eshte edhe manuali se si te perdoret mirepo ne gjuhen angleze dmth ky software i pastron te gjithe viruset e ktij lloji
me respekt Fatoni
Leave your response!