Written September 30, 2008 in Religjion

Lexues të dashur, sot jemi në ditën e parë të festës Islame, Fitër Bajramit. Ju uroj nga zemra të gjithëve këtë festë, njëkohësisht i përgëzoj ata që kanë agjëruar muajin e shenjtë që lamë pas, Ramazanin, si dhe lutem që harmonia e toleranca të mbisundojnë gjithmonë në mes nesh. Më poshtë po vendos një video të urimit zyrtarë nga Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavës drejtuar të gjithë besimtarëve musliman në Kosovë. Edhe njëherë pra, urime për shumë vite, ta gëzojmë Fitër Bajramin e parë në pavarësi, si shtet.

Të nderuar vëllezër e motra  besimtarë!
Nesër është dita e parë e Fitër-Bajramit,ndaj më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të të gjitha institucioneve të saja dhe në emrin tim personal juve vëllezër besimtar tua urojë festen e Fitër-Bajramit i cili vjen si rezultat i agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit.
Festë kjo që ngërthen ne vete rikujtimin dhe përkushtimin ndaj Krijuesit të gjithësisë, të cilin besimtarët me devocionin më të madh e shprehen gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit.
Ku na bashkuan ibadetet e namazet, iftari e syfyri, zeqati e sadakaja si dhe solidariteti, bamirësia, mirëkuptimi e përkujdesja ndaj nevojtarëve, të jemi më afër Zotit, më tolerant, më dorëlirë,  më të afërt me farefisin, familjen e shoqërinë. Andaj, sot, krenar e ballëhapur e festojmë Fitër-Bajramin.
Për ne në Kosovë kjo festë, këtë vit, ka një domethënie të dyfishtë, ngase për të parën herë e presim dhe e festojmë në Kosovën e pavarur e të pranuar ndërkombëtarisht,për çka  i jemi mirënjohës Zotit fuqiplotë që na mundësoi ta arrijmë këtë ditë e më pastaj u jemi mirënjohës edhe të gjithë miqve tanë që na ndihmuan ta realizojmë projektin tonë të kamotshëm për liri e sovranitet.
Të nderuar besimtarë!
Islami synon të ngrejë një shoqëri humane, në të cilën gjykon dashuria hyjnore e ngritur mbi principe të fuqishme të drejtësisë, bamirësisë dhe mëshirës, dhe assesi nuk i dëshiron njerëzimit shkatërrim dhe rrënim, por i dëshiron udhëzimin, përmirësimin dhe mirësinë.
Fitër - Bajrami, vjen si fllad i cili qetëson dhe gëzon zemrat e besimtarëve, të cilët me dinjitet e përkushtim të pashoq, kryen obligimin e Ramazanit duke iu nënshtruar Allahut fuqiplotë me tërë qenien e tyre.
Le të jetë kjo festë e Fitër - Bajramit si stimulim në përforcimin tonë ndaj ftesës së besimit, forcim i zemrave tona drejtë shkallëve të larta të devotshmërisë për të na siguruar prosperitet në këtë botë dhe shpëtim në botën tjetër. Le të jetë festa e Fitër bajramit moment i vetëdijesimit tonë, kur ne do të dimë ta respektojmë dinjitetin njerëzor.
Në këtë ditë feste ju porosis që t’i nënshtroheni vetëm Madhërisë së Allahut,përmendeni Atë vazhdimisht. Le të jetë shenja e devotshmërisë suaj përulja vetëm për Krijuesin Fuqiplotë. Nëse veproni kështu, atëherë dijeni se vërtetë e keni kuptuar rëndësinë e këtij besimi dhe i keni përmbushur kushtet e këtij besimi,andaj me të drejtë shpresoni se do të jeni më të lumturit në këtë botë dhe të shpëtuar e fitimtar në Ahiret.
Edhe njëherë urime festa e Fitër Bajramit
Myftiu i Kosovës
Mr. Naim Tërnava

Artikuj të ngjashëm

5 comments on ' Urime Fitër Bajramin! '

  1. selam!!! urime te gjithe muslimaneve an e mban botes festa e bajramit ju deshiroj sukses dhe lumturi ne jete… urime te perzemerta

  2. Faliminderit Buzz, faliminderit Terrnave, Urime edhe juve, per shum mote inshaAllah, e gzofshi me failje secili prej juve.

  3. Shume urime per te gjithe besimtaret Islam me rastin e Fiter Bajramit. Meshira e Allahut xh.h.mbulofte te gjithe besimtaret .Gezime,shendet dhe lumturi per te gjithe .

  4. Urime Fiter Bajramin o tad.
    Dje jam mundue me te que SMS, mirepo needless to say, nuk shkojke.
    Shihemi ne nderkohe e kalo mire.
    Amiri

  5. Nje muaj agjerim, nje muaj plot gezim, nje muaj te bashkuar ALLAHUT ju drejtuam, perhajr ju koft Bajrami e qofshi te Gezuar te gjithe ju!

Leave a comment

Arian's Café uses Thank Me Later