Written September 3, 2008 in Informative, Personale

Asgjë në këtë jetë nuk bëhet vetëm. Bile edhe Zoti na ka krijuar të atillë që njerëzit të kenë nevojë për njëri-tjetrin. Prandaj edhe këtë artikull që po e lexon tani, nuk do të kishte qenë i mundshëm po të mos ishin informatorët nga jashtë, ngaqë përderisa jam i mbyllur brenda grilave në akademi jo edhe aq mund të kuptoj se cka po ndodh atje jashtë.
Megjithëse e prisja gjatë që të shihja veten time në një numër të ardhshëm të revistës Driatrja, vëllau im Dritoni më thirri në telefon në momentin e parë që revistën e kishte në duar, kur pa pritur kishte hasur në një intervistë të shkurtër timen dhënë për këtë revistë.

Nga titulli i artikullit mund të kuptoni temën për të cilën më intervistuan atë ditë stafi i revistës Dritarja, respektivisht edhe pjestarë të KFOR-it, diku përafërsisht para 4 jave në qendrën e qytetit të Prizrenit, në Shadërvan.

Të them të drejtën katër javë është vërtetë mjaft kohë sa për të publikuar një numër të ri, dhe fillova të mendohem cka po ndodh me intervistën time dhe foton që më bëri ai ushtari. Por, sidoqë të jetë, ja ku është numri më i fundit i Dritarja dhe në rubrikën Opinione online gjendet një foto e imja s’bashku me intervistën e shkurtuar, pasi që ka pasur më shumë pyetje-përgjigje gjatë asaj interviste.

Një screenshot i marrur nga revista duket si më posht:

me.on.dritarja

Natyrisht, ishte lajm motivues për ta dëgjuar, mirëpo fjalët e mia disa ishin shkurtuar e të tjerat bile edhe larguar plotësisht nga ajo që thash. Nuk guxoj t’u vë fajin aspak redaktuesve pasi në media mund të manipulosh deri në atë mas sa të jetë e përshtatshme për publikuesin, prandaj është tejet normale.

Më poshtë mund të lexosh fjalët e mia në intervistë, si dhe nëse ke dëshirë mund të shkarkosh verzionin elektronik të revistës nga interneti, pasi fatmirësisht ende gjendet online.

Derisa nuk i kemi punëtorët nga bota e jashtme gjendja në trafik është në rregull.
Kam dëgjuar për fushatën „9 pikë dhe shkoi leja“ dhe kjo ide më pëlqen. Shpresoj që kjo iniciativë të jetë një fillim i mbarë për një trafik më të sigurt.
Pres poashtu që policia të jetë më e mirësjellshme me vozitës.
Ndërsa nga këta të fundit pres më tepër tolerancë dhe një komunikim më të mirë në mes vete, gjë e cila mungon totalisht. Në komunikacion secili mendon që ka të drejtë dhe kjo duhet të ndryshojë.

Arian Xhezairi, 22
Student, Prizren

Për të shkarkuar numrin 34-2008, kliko këtu dhe ruaje një .pdf kopje në kompjuterin tënd. Nuk është e obligueshme kuptohet.

Mund të them se jam i kënaqur që redaktorët nuk e kan hequr pjesën ku i drejtohem policisë, ngaqë edhe kjo ka mundur thjesht të mos jetë aty ku ishte.
Policia duhet të vetëdijsohet më, jo gjithmonë ai që e ka armën e ka edhe pushtetin. Tek e fundit vozitësit janë qytetarë, dhe qytetarët janë njerëz, e njerëzit kanë aftësinë e të folurit dhe kuptojnë.

Përfundimisht urime muajin e Shenjtë të Ramazanit, le të jetë muaj i paqes dhe vetëdijsimit, është Ramazani i parë qe e presim në pavarësi, si shtet. Prandaj, lus Zotin qe t’iu lehtësojë agjërimin juve që agjëroni e t’iu ndrit mendjen të tjerëve, të mendojmë pozitivisht. Amin!

Artikuj të ngjashëm

4 comments on ' Sa je i kënaqur me gjendjen e tanishme në trafik? '

  1. Hahaha, a thu ju ka hik gjermanve ajo pjesa ku e ki kritiku pak policin, e kan harru me hjek :D
    Amin! Urime Krejtve.

  2. Spo di, se jo edhe qaq ja u han ktyne per policin e ushtrin ton. Veq e kan rrumbullaksu pak krejt qato qe e pata thon un. Nejse. :)

  3. Man selam .. qetash eshte ne gjendje te mire po para nja 2 jave qe ka zgjatur nja 1 muaj ka qen ne gjendje te mjerushme ku mendoj se fajet i ka pasur QEVERIA E REPUBLIKES SE KOSOVES bashk ME KUVENDET KOMUNALE ” edhe pse skam informacione per qytet tjera po fals per Prizren ” se gjithmone qeveritaret dhe k.k jan duke fjetur si arushat qe flen tan dimrin qeveria edhe k.k. flen tere vitin ne kosove ” prizren” inshalla do zoti edhe e lexon naj qeveritar qeta qe e kam shkru edhe marrin men pak per menu diqka qka muj me ba si ide prej meje e kan ” per prizren munen me ba autobusa urban dhe me i zgjat vijat edhe gjat nates me udhetu edhe normal ska ma komunikacion si me pare ” po nejse spo e zgjas
    Amin urime muaji i shenjte i RAMAZANIT te gjithe muslimaneve

      Written by Besfort on September 07, 2008 at 12:50am

  4. Besfort, ruje mllefin man se t’vynet per naj rast tjeter. Qeveritart kan lexu, ngu e bile kan pa kritika e ankesa t’shumta per plot kto 9 vjet qe po bohen pas luftes. Po e dijm qfar i kemi na, lum na per ta.

    Po mvjen mir qe u qetsu Prizreni pak, se mu spo mbjen me dal shpesh anej ama osht vendi ku njeri shkon per mu qetsu, me perjetu ni relax psiqik t’thelle.

    Faleminderit per urimin.

Leave a comment

Arian's Café uses Thank Me Later