Zbritje e madhe për konsumatorët prepaid të Vala. Vetëm 8 cent thirrjet brenda rrjetit, ndërsa tarifa e ultë 4 cent dhe extra off peak 2 cent për minutë.
Këto ishin fjalët që përmbante SMS-i të cilin e pranova nga VALA dy ditë më parë.
Megjithëse nuk është edhe shumë befasuese kjo, kur dihet qe tashmë ky operatorë ka një arsye më shumë të bëj një gjë të tillë, pasi rivali IPKO vetëm po ‘bombardon’ me paketa produktesh të reja. Sidoqë të jetë nuk mund të bëhem plotësisht injorues i këtij mikro-beneficioni të ri dhe shumë sinqerisht këto 2 cent minus nga tarifa e rregullt janë plotësisht të mirëseardhura.
Përkundër të gjithave, kurioziteti im më bën të pyetem “mos vallë arsyeja e kësaj uljeje në cmim ishte Muaji i Shenjtë i Ramazanit?!”. Kurrë nuk i dihet!
Përfundimisht, megjithëse mbi 95% e përmbajtjes së SMS-it ishte në shqip, prapë-se-prapë jam i bindur që gjyshi im është hutuar kur ka pranuar këtë SMS me “extra off peak 2 cent”. Të them të drejten edhe mua po më hamend pak kuptimin si term në këtë kontekst. Po ty?
Po bre, extra off peak, wtf is that, edhe une s’mora vesh kurgjo. Kap daj bone thjesht. Gjene naj emen ma adekuat, si emnat qe i gjen ipko per shembull, FLEX
-_-’
Written by
Driton Xhezairi
on
September 30, 2008 at
2:28am
man, si kan fajet kta, i kan fajet profesorat e gjuhes shqipe.
duhesh me qene me tolerant nket aspekt, se mundesh me ju lendu ndjenjat ![]()
Written by
Arian Xhezairi
on
September 30, 2008 at
10:30am
me gjithe TVSH apo pa te? edhepse nuk me duket edhe aq lire
Written by
buli3go
on
October 01, 2008 at
7:12pm
Jump to comments