Home » iPhone

Çifteli në iPhone

5 September 2008 153 lexime 4 Komente

molla e kuqe ishte blogu i parë shqipëtar që kishte vendosur një link për në blogun tim qysh ne ditët e para kur unë e nisa Arian’s Café, dhe atë pa kërkuar që t’ua kthej nderin. Të them të drejtën, mua shpesh më bie që ta shfletoj blogun e tyre (i cili është themeluar në ditën e pavarësisë së Kosovës) pasi jo rallë publikojnë artikuj aktual dhe vërtetë tërheqës.

Mbrëmë vendosa që të shikoj se cka ka të re nga molla e kuqe dhe cuditërisht, artikulli i tyre i fundit
i publikuar para 5 dite ndodhi të jetë shumë interesant. Duke u bazuar edhe në vetë titullin mund të kupton se për cfarë po bëhet fjalë këtu. Një aplikacion i zhvilluar për telefonin e prodhuar nga Apple që tash më jam i bindur se shumë mirë e njihni iPhone, i cili simulon tingujt e ciftelisë, instrumentit tonë kombëtarë. Nuk jam i sigurt nëse edhe zhvilluesi i aplikacionit është shqipëtar, por nga emri kuptoj se të paktën shitësi definitivisht është një nga tanët. :D

Afrim Kacaj është autori i faqes së aplikacionit (tingailn.com) si dhe ofruesi i aplikacionit jo më të madh se 3.4MB(MegaByte) dhe jo më shtrenjtë se 4.99$(dollarë). Aplikacioni quhet “Tingalin – Virtual Lute (Tingalin – Lahuta Virtuale)”, dhe në përshkrimin e tij dëshmohet që është i bazuar nga instrumenti muzikorë shqipëtar ciftelia, dhe për këtë, bukur mirë kanë ofruar pothuajse plotësisht ndjesinë e njëjtë sikur t’i bie ciftelisë. Pas shtypjes së notave, ritmin e krijuar mund ta dëgjosh duke e luhatur iPhone djathas-majtas, ku për secilën lëvizje luhet një notë muzikore. Për më tepër shih videon në vazhdim.

Sinqerisht tejet atraktive dhe shumë mirë e realizuar. Tash më është e mundshme që ta bleni këtë program nga Apple Store duke klikuar në këtë link, dhe definitivisht ja vlen të shpenzohen pesë dollarë për pak atraktivitet sikur ky, natyrisht nëse kurdoherë ke pasur dëshirë t’i bie ciftelisë.

Për më tepër, në faqen zyrtare ke mundësinë dhe shansin që të përjetosh tingujt e ciftelisë gati të gjalla, duke manipuluar në ciftelinë me shqipe dy krenare, e gjeni këtu në flash version.

Konkludoj që ne shqiptarët kemi talent dhe potencial për cdo lëmi, e vetmja që na mungon është mundësia për ta shpalosur talentin tonë, por në përgjithësi është e nevojshme vetëiniciativa sikur në rastin konkret të këtij aplikacioni fantastik për iPhone. Bravo Afrim Kucaj, bravo.

Artikuj të ngjashëm

4 Comments »

  • Besfort said:

    Afrimit i uroj qe te mos ndalet me kaq hallall plako vetem perpara seni ma i mire i shqiptareve ne teknologji sa kam dijeni une eshte seni ma i mire deri me tani edhe niher bravo

  • Ermir said:

    Ska bre me shqiptar tpart jena ne kete bote per ka ideja hah , edhe sdi a keni ni TV lajme qe ni shqiptar paska fitu letrat legal per ne xhenet, hah ka mos shqiptar be daj. Shum teper fort , valla hallall i koft pi dojka qyftelit, si tmiat qysh i du :P

  • Afrim Kacaj said:

    Arian, shum faleminderi per kto fjale te mira. Jam I gezum shum qe ju pelqen ky aplikim te gjith shqiptareve dhe qe me ardh rasti me shpall shoten the ciftelin ne krej boten!

    Si shkon ajo kange? Te gjitha kanget me pelqejn qe i luan bota, por ma shum me pelqen e imja shota? Tash do ta mesojm krejt boten me luajt shota!!!

    Afrim

  • Arian Xhezairi (author) said:

    Afrim meritat e medha i ke ti per kete pune te shkelqyer.
    Une thjesht kam bere punen time, disa fjale me teper per nji dicka qe duhet bere publike sa me shume.
    Tek e fundit eshte kredit plus per t’gjithe shqiptaret pasi na ben te mburremi.

    T’uroj perzemersisht.

Leave your response!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.

Arian's Café uses Thank Me Later