Written September 22, 2008 in iPod

300px-IPod_Line Kompania Apple Inc. ka lëshuar serinë e re të media-plejerëve të vet nga seria iPod Nano dhe iPod Touch.

Në fillim ishin vetëm thashethëme, por ja që nuk zgjati shumë dhe u bë realitet.

iPod Nano 4th Generation

Freskimi më i fundit nga seria Nano e iPod-ëve, pra 4G,1 vjen me një dukje tejet të ndryshme nga verzioni paraprak i gjeneratës së tretë. Përmasat e këtij të fundit janë si vijon: 97mm i gjatë, 38.7mm i gjërë, 6.2mm i trashë dhe peshon vetëm 36.8 gram. Ka një formë lakore dhe me ekran prej xhami. Po thuajse gjithcka ka ndryshuar për dallim nga verzionet 2G dhe 3G. Gjatë luajtjes së këngëve/videove, iPod 4G ndryshon shfaqjen e materialit në ekran në bazë të pozitës që e merr, ndërkac ndryshimi nga kënga në këngë tani mund të bëhet thjesht duke lëkundur atë djthtas-majtas. Kjo është fantastike. Cmimi është tejet më i volitshëm nëse krahasohet këtu me iPod Nano 3G, si dhe aktualisht është i mundshëm në tri verzione të ndryshme për nga aspekti i hapësirës së ruajtjes së shënimeve, respektivisht, me 4GB2, 8GB dhe 16GB. Ndërkac shumëllojshmëria e ngjyrave është e mahnitëshme dhe kësaj rradhe përzgjedhja e ngjyrave që iPod Nano sjell, ofron ndjesinë e pamjes të një ylberi.
nanoraiiiinbow

Për t’u familjarizuar më tepër me këtë produkt fenomenal që ka mbushur jo më shumë se dy javë në skenë, shfletoni faqen zyrtare të iPod Nano-ve tek Apple.

iPod Touch 2nd Generation

Ndërkac, Apple po në të njëjtën ditë3, ka prezantuar edhe gjeneratën e dytë të iPod Touch të cilin e kanë renovuar në aspekt fizik, pra nga pamja e jashtme. Touch është seria e iPod-ëve të cilët ekzekutojnë komanda përmes prekjes së ekranit me gisht, gjë që e bën edhe më të lehtë për përdorim nga ana e shfrytëzuesit. iPod Touch mundëson edhe kycje në internet në zonat ku ofrohet Wireless Connection, falas dhe pa celës. Pra, mund të shfletosh faqe të ndryshme, të kontrollosh e-mail e të tjera, të gjitha këto duke iu falenderuar shfletusit Safari që vjen së bashku me iPod Touch.

Gjenerata e dytë e iPod Touch shkëlqen si kurrë më parë, sjell me vete vecori të reja që e bëjnë edhe më tërheqës për tu blerë. Tash më, iPod Touch ka të integruar një altoparlantë dhe sa herë që dëshiron t’i tregosh dikujt një video apo të luash një këngë, nuk ke nevojë ta detyrosh kolegun t’i fusë në vesh kufjet e tua.
overview-hero20080909

Dhe së e fundit por jo më e pakëta, kemi edhe verzionin e freskuar të iTunes. Megjithëse, iTunes nuk është aplikacioni im favorit për luajtjen e audiove apo videove, megjithatë verzioni 8-të sjellë me vete opsione të reja, pse jo edhe profitabile për përdoruesit. Për dallim nga verzioni paraprak 7-të, ky verzion ka pësuar ca ndryshime edhe në UI4, ndërkac raportohet se shkakton telashe në sistemet që kanë të instaluar Windows Vista. Pas kycjes së iPod apo iPhone në USB portin e sistemit, iTunes 8 është shkaktarë që Windows Vista të përjetojë një BSOD5 (Blue Screen of Death) dhe pas kësaj natyrisht të ristartohet i tërë sistemi.

Për këtë problem edhe pse Apple janë njoftuar, ata ende nuk kanë lëshuar një përmirësim për të, përpos rekomandimit se si të përballemi me këtë problem katastrofik. Unë e instalova iTunes 8 në laptopin tim me Vista Ultimate, mirëpo ende nuk kam provuar të konektoj iPod Nano për të parë nëse vërtetë ka telashe, do e bëj më vonë.

Përfundimisht, më poshtë ke mundësinë të shohësh evolucionin që ka pësuar iPod që nga verzioni i parë nismëtarë i këtij media-plejeri fantastik që padyshim secili duhet ta ketë.
ipodtimeline_4
Kliko për ta zmadhuar.

  1. 4G-gjenerata e katërt, , 3G-gjenerata e trete, 2G-e dyta []
  2. GigaByte []
  3. Apple Let’s Rock Event, September 2008 []
  4. User Interface []
  5. iTunes 8 trrullos sistemet me Windows Vista []

Artikuj të ngjashëm

No comments on ' Apple me seri të re të iPod Nano, iPod Touch dhe iTunes '

  1. No comments yet.

Leave a comment

Arian's Café uses Thank Me Later