Tre në një
Nuk është fjala për Nescafé 3in1 por kam tri lajme që dëshiroj t’i publikoj. Njëri është i gëzueshëm, njëri prekës dhe tjetri dëshpërues. Cilin po dëshiron të lexon të parin?! Mendoj se duhet të filloj me lajmin prekës pasi që i gëzueshmi ndërlidhet me të, i treti, ai është… e di ti cfarë!
Në rregull, sot është fundi i pushimit tim vjetorë-verorë. Sot jo më vonë se në ora 1600 duhet të paraqitem në akademi, pas plotë 2 muaj e 13 ditë. Duhet të pranoj se ndihem paksa i prekur emocionalisht, nuk mund të them se kam qajtur, por gjithsesi po mërzitem. Mirëpo, pasiqë është viti i fundit (shyqyr Zotit) disi jam më i motivuar se vitet e kaluara, ndoshta për shkak se po llogaris që ky vit ia qet pikën, dhe pas 10 muajsh do të marrin fund të gjitha ato sfida e peripeti ku duhej ballafaquar pikë-së-pari me vetveten dhe pastaj me rrethanat e bredshme ushtarake. Shpresoj që udhëzimi Zoti të më prijë përpara ashtu që të kryej edhe këtë më mirë se tre të parët. Kështu e ka ushtria, atje as djalli nuk ka pranuar të shkojë…
Pa e zgjatur më shumë për këtë, po kaloj në lajmin e gëzueshëm.
Nëse të kujtohet më herët kur kam deklaruar se cdo njeri është talent, kam publikuar edhe një video nga Hajgaruci, një talent shqipëtar i cili xhirimet e veta i bën publike vetëm në internet, respektivisht YouTube.
Hajgaruci ka përgatitur një video të re, dhe sikur ta kishte ditur që unë sot do të largohem nga shtëpia, më ka bërë marketing faqen time sa qe besa edhe pse isha i mërzitur ai totalisht më motivoi. Unë kohë më parë jam abonuar në kanalin e tij në YouTube, prandaj sot vërejta se ai ka sjellur në skenë një video të re. Padyshim, nuk hezitova fare dhe klikova për ta shikuar kur në sekondin e 19 të minutit të parë shoh duke i përmendur weblogun tim në telefon të dashurës së tij hinduse.
Unë e falenderoj Hajgarucin për këtë gjest kaq bujar dhe nuk më mbetet tjetër veq se t’ja ruaj një t-shirt me logon e Arian’s Café.
Për më tepër shih videon në vijim:
Ndërkac, lajmi i tretë dhe i fundit si dhe dëshpërues vjen nga përfundimi i edicionit të 7-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokufest.
Pas shpalljes së fituesve si filmi më i mirë i shkurtër u shpall filmi i njëjtë të cilin e kam “lavdëruar” hic më pak se para një jave, pra 2 Birds. Sinqerisht, ndjenja që përjetova në momentin kur më njoftoi vëllau im Dritoni për këtë marri, më bën që ende të mendohem më thellë e të hulumtoj dhe studioj më shumë mbi krijesën njeri. Po atyre nuk ju interesojnë kritikat e jashtme, me rëndësi është që “ata” janë vlerësues, ata janë regjisorë, ata kanë ide dhe janë kreativ. “Na marrim vesh, ju s’dini“, kështu deklarojnë ata.
Besoj se me pak fjalë e ke të qartë plotësisht tërë këtë ndodhi turpëruese kinematografike që e kaploi qytetin tim të bukur Prizrenin që nga 4 e deri më 10 Gusht. Detale të tjera që po hezitoj t’i përmend këtu mund t’i kupton nëse të bie rruga për në Prizren, ndalo cdo të dytin njeri dhe pyete: “Cka ish kon nifar DokuCamp bre?!, Cka paska pas atje?!” E tani kthehu kah policia dhe pyeti se me cka kanë qenë të angazhuar ata gjatë netëve të Dokufestit. Në fakt policia thjesht po zbatonte urdhëra nga lartë që thjeshtë të mos ju prishte “teraqillëkun” të huajve s’bashku me tanët. “DokuCamp – për netë të hareshme ku ilegaliteti bëhet legal”.
Përfundimisht, të dëshiroj ty sukses po aq sa edhe vetes, lutem që së shpejti të takohemi përsëri me dicka tjetër interesante dhe kurioze. Dëgjohemi prej përbrenda telave!









Arian,
Suksese ne “sezonen” e re ne Akademi dhe pergjithesisht kete vit.
Amir, te faleminderit. t’deshiroj te njejten edhe ty ne pune e jete.
Keep up blogging.
Leave your response!
Pasi veç je këtu atëherë
ose shiko fotografitë e mia
përfshiju n'sondazh
Për momentin nuk ka asnjë sondazh aktiv.kam plotë jarana
shkruaj për tema të ndryshme
lexoj mendimet e tjerëve
e artikujt i ruaj në arkivë
shkruaj plotë fjalë
2008 arian arian's cafe arianax artikull blog Blogging canon digjitale ditelindje dizajn download dritonax flickr foto Fotografi imazh internet ipko itechnologize kosova mobile moment muaj online photography photoshop politike prizren publikoj rebel shkrepje teknologji telefon tutorial update vala video vizitor wallpaper web weblog windows WordPress xhirimdhe komente palidhje i gjuaj