Home » Fotografi, Informative

Takimi i fotografëve shqipëtarë në Prizren, nesër

22 August 2008 123 lexime 2 Komente

Kur po më bie të flas për fotografinë cuditërisht po emocionohem. Nëse filloj të përshkruaj ndonjë foto të caktuar, ndjenjat më kaplojnë dhe ndihem sikur po përshkruaj ndonjë moment të vecant plotësisht romantik nga sfera e dashurisë. Kam dëgjuar të thonë se nëse dashurohesh në fotografi, sëmundje më të keqe nuk ke, dhe mesaduket kjo është një thënje plotësisht e vërtetë.

Besoj se vec e ke të qartë nga titulli se për cka po bëhet fjalë.
Pra, nesër fotografët shqiptarë (ata të cilët janë njoftuar në Flickr) kanë zgjedhur Prizrenin, vendlindjen time të dashur si vend ku kanë për t’i shpenzuar shkrepjet e tyre fotografike, normalisht duke ia bashkangjitur edhe argëtimin gjatë një fundjave të nxehtë. Kështu që, nëse ndodh që je anëtar i grupit Fotografë Shqiptarë dhe të ka shpëtuar ky njoftim pa u vërejtur, atëherë ftohesh që të na bashkangjitesh nesër në qendër të qytetit në Shadërvan, në ora 10:30 paradite.

flickr_meetup_23August

Mos harroni të merrni pajisjet tuaja, merrni edhe lentat me vete, mos lëshoni rastin të merrni dicka të bukur nga Prizreni, vërtetë ka plot për tu parë që vlen të kujtohet.

Për agjendën e saktë të takimit nuk ka ende ndonje detal specifik, por sidocoftë pasi të mblidhemi, të tjerat i vendosim nga vendi i ngjarjes.
Një kafe në Shadërvan, dhe një gllënjkë nga uji i Shadërvanit mjafton që të kesh energji dhe inspirim për tërë ditën, ju siguroj që efekti është i aty-për-atyshëm.
Shpresoj që të takohemi të nesërmën dhe të shkëmbejm ide që nga momenti i njoftimit. Shihemi!

Shënim: Fotografinë e mësipërme e kam gjetur në internet dhe nuk e di se kush është autori, prandaj nëse je ai i cili e ke shkrepur të lutëm më njofto në mënyrë që ta di nëse më lejon që ta lë këtu ose jo.
Tekstin e kam vendosur vet në foto pasi ishtë nd
ër fotot më adekuate për këtë takim.

Artikuj të ngjashëm

2 Comments »

  • Amir.S. said:

    Hajde te kqyrim qka po bahet neser ne kete takim pra.
    Ishalla po mblidhemi pak ma shume vetë.

  • Faton Haxhiavdyli said:

    Po pres me padurim te ju takoj flickera.

Leave your response!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.

Arian's Café uses Thank Me Later