Home » Fotografi

Pak freski me fotografi

20 August 2008 84 lexime Shprehu

Gjatë pushimeve që lash pas, kam bërë një seri fotografishë, por ja që për shkak të mungesës së kohës së lirë nuk arrita që të përpunoj ndonjë prej tyre dhe të publikoj në internet. Mirëpo, dy javët e fundit, vendosa tri foto të reja vec sa për të bërë me dije se ende jam gjallë dhe këndej pari. :)

Tematikat e dy fotove të para janë sado-kudo të ngjashme, pra dashuria, ndërkac e treta është hata fare dhe aspak nuk përputhet me dy të parat.

Foto e parë është bërë gjatë një shetitjeje në pyll. Më vëreu syri pemën në të djathtë dhe menjëherë iniciova lëvizjen s’bashku me të dashurën që të bënim një foto artistike.
Po e lë pak anash modestinë dhe po shprehem lirshëm, sinqerisht rezultati përfundimtarë po më pëlqen tej-mase, edhe pse e kam bërë vet.
Mos më pyet se si jam ndier në ato momente, se ndoshta mund të filloj edhe të qaj. Prandaj, besoj se kjo foto është mëse e mjaftueshme për të përshkruar një moment tejet romantik.

Foton e dytë e kam bërë gjatë një ceremonie martesore, përderisa nusja përgatitej të hipte në veturën e nusërisë, kështu duke u ndërruar shtëpinë e babait dhe nënës me një shtëpi ku ka të huaj, përpos dhëndrit të cilin e njeh personalisht.
Vërtetë një moment shumë prekës, kur sheh sytë me lotë të të afërmëve, ndërkaq, ca edhe vet nusja nuk arrin të përmbahet në momentin vendimtarë kur po ju kthen shpinën njerëzve më të dashur.
Nënë e babë, vëlla e motër, nuk të bën kush në këtë botë më.

Ndërkac, pikën ja vë foto e tretë dhe e fundit për këtë seri, një bukurosh ngjyrë kafeje që endej në një mbrëmje të bukur në Shadërvanin e Prizrenit.
Por kishte një detaj që mesadukej nuk i bënte përshtypje atij vetë sa në të vërtetë u tërhiqte vëmendjen kalimtarëve, e posacërisht mua që rastisa të kem Rebelin tim me vete. Prandaj nuk e lëshova këtë shanc.
Me pak post-production arrita të nxjerr një përfundim atraktiv.
Kjo ishte seria e fotografive për dy javët e para të muajit Gusht. Para se të kalojmë në Shtator do të mundohem të përpunoj edhe ca të tjera në mënyrë që mos të më kaloj ky muaj me kaq. Shpresoj se fotot ju kanë pëlqyer.

Artikuj të ngjashëm

Leave your response!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.

Arian's Café uses Thank Me Later