Mbresat e lëna nga takimi i fotografëve shqipëtarë në Prizren
Pas takimit të shtunën që lamë pas, secili prej pjesëmarrësve kryesisht u përqëndrua në përgatitjen e fotografive për ti publikuar nëpër llogaritë e veta në Flickr. Po ashtu edhe pothuajse të gjithë mbresat e tyre i shprehën në përshkrimet e fotografive të shumta që kishin shkrepur gjatë asaj dite, si dhe në Grupin e Fotografëve Shqipëtarë në Flickr.
Më poshtë po vendos një foto të bërë nga Shkumbini ku shihemi të gjithë ne, si dhe po listoj emrat e të gjithë fotografëve pjesëmarrës në takimin e së shtunës në Prizren, duke filluar nga dy iniciatorët kryesor
- Syri Ramadani – Syri_PZ - http://www.flickr.com/people/13212201@N08/
- Shkumbin Saneja – Shkumbin - http://www.flickr.com/people/shkumbin/
- Amir Selmani – Amir.S. - http://www.flickr.com/people/amiripz/
- Faton Haxhiavdyli – Faton Haxhiavdyli -http://www.flickr.com/people/gjakova/
- Jon Haxhiavdyli – Jon a Child - http://www.flickr.com/people/23723600@N03/
- Riza Qengaj - riza_ks - http://www.flickr.com/people/riza_ks/
- Arian Xhezairi – Arian.x – http://www.flickr.com/people/arianax/
- Nuhi Pronaj – nuhi pronaj – http://www.flickr.com/people/npronaj
- Bleron Qaka – Bleron – http://www.flickr.com/people/bleron
- Urim - -urim- - http://www.flickr.com/people/o_ourim
- Rron Ismajli – Rron Ismajli – http://www.flickr.com/people/poka (mungon në foto).
Më posht keni mundësinë të lexoni disa nga përshtypjet që kishin pas takimit fotografët pjesëmarrës.
Ok, i pari qe po shkruj pas takimit.
Takimi u mbajt, sic ishte planifikuar. Kemi kaluar shume mire, madje ma mire se qe e kemi prit. Ne total ishim nja 12-13 veta nese nuk gaboj.
U takuam ne Shadervan ne 10;30 ku e pime nga nje kafe dhe pritem derisa te vinin ata qe kishin paralajmeruar ardhjen.
Nga aty u ngjitem ne kala dhe pastaj zbritem nga nje rruge anesore kogja me e gjate se kjo nga u ngjitem. Aty ne nje lokal beme pushimin e rradhez ku u freskuam me pije.
Nga aty me makina shkuam ne vendin e hapur para 2 jave, nje kompleks fenomenal i quajtur Fshati Turistik, qe gjendes ne mes te Reqanit dhe Prevalles. Atu u henger dreka e merituar plotesisht, u bene fotot grupore, llafe e hajgare dhe me pas u shperndame.
Flm te gjithe pjesemarresve per nje kohe te kaluar shume mire.Amir.S.
Po bashkangjitem Shkumbinit,Amirit e Arianit, takim i bukur, simpatik zbavites.Dritoni( @DritonAX) ishte lajmeru disa here nga larg te Ariani qe nuk mundi te vjen por pyeste si po kalojm her pas here.Amiri nuk ishte bash mire me shendet, paska pas nje infektim veror dhe u manifestu me mos drekim per shkak t’friges por n’pergjithsi mbeti i knaqur.Amiri.Ariani ishte djalosh shum i gjalle, komunikativ, zbavites, simpatik. Bleroni u dukeshte nje djal me temperament. Nuhiu nje djal me pak fjal e me pune. Riza komunikativ.Roni pas nje kohe nderpreu takimin sepse paska pas nje urgjence edhe ai ishte komunikativ dhe tregonte talent. Joni plotsonte zbraztirat.Shkumini,Fatoni,Amiri i njohim nga komentet mjaft.
Uroj t’kemi me shum ksi takime!
Desh e harrova Urimin, edhe ai u shihte se ka talent.Syri_PZ
Kam bere aq shume foto te flicerave sa u desh ti postoj te faqja ime e dyte Haxhiavdyli ,se vertete nuk mund te heq asnje foto te bere me ju flicerat e mij te dashur.Ju falenderoj nga zemra se pari nikoqiret prizrenas qe na priten me shume bujari dhe pjesemarresit tjere qe se bashku me dhuruat nje dite te pa harrueshme dhe shume shlodhese.Dhe vertete doli ashtu siq e prisja ,nje takim me artiste te vertete dhe te “armatosur ” me ” fotozolla ” dhe cka eshte me e bukura me armen e pasionit ndaj fotos dhe te bukures. Tani do bej gati disa foto ti postoj ketu dhe fotot tjera do ta keni rastin ti shihni ne photostreamin e Haxhiavdylit.
Faton Haxhiavdyli
Edhe unë mendoj se ka qenë një takim shumë i mirë flickerist (dmth: i mirë, zbavitës, njohje, njohuri, shoqëri, argëtim, ….)
Shkumbin
Këto pra, ishin mbresat e shprehura nga fotografët tjerë që ishin aty atë ditë. Ndërkaq, unë, pasi nuk mund të gjej një fjalë më të mirë do të thosha shkurt-e-shqip që takimi ka qenë thjeshtë i mrekullueshëm. Ishte vërtetë kënaqësi të njihesh më tërë ata njerëz plotë pasion ndaj fotografisë, plotë vullnet dhe pa fije përtese që të shkrepin dicka të bukur. Ndeja me ta, e bëri të shtunën e kaluar një ditë për t’u mos harruar.
Përfundimisht, për të parë më afër, shfleto fotografitë e secilit prej tyre nga linqet e mësipërme, dhe besoj se do të kënaqesh duke shikuar tërë ato buzëqeshje në fytyrën e të gjithë neve. Shpresoj që të mblidhemi së shpejti, përsëri.










Arian,
postim i mrekullueshem ku ke permbledhur ne menyren me te mire te mundshme takimin qe patem te shtunen e kaluar ne Prizren.
Dua te sqaroj se sharmi i posaqem i takimit qe na e beri te disponohemi ishte Arian Xhezairi- @ Arian.x ; )
Burra, shok, miq te dyve ju falenderoj shume,
nderkaq Syri, mos ja hup meriten e madhe vetes qe e ke per t’gjithe organizimin. Ti je ai qe duhet te t’falenderojme me t’vertete.
Po fillon mengjesi i se shtunes ,dhe po e kujtoj me shume kenaqesi te shtunen e kaluar ne Prizrenin tone pitoresk,ku kaluam çaste per te cilat çdo koment nuk mund ta pershkruaj ate denjesisht.Pajtohem plotesisht me Syri Ramadanin se Ariani ka qene sharmi i takimit e qe besa nuk i paska lene gje mangut edhe kesaj faqes se bukur Arians cafe. Arian e paske qare me lot plako. Hallall.
Faton, t’falenderoj shume. Ishte kenaqesi te njoftoheshim ate dite. Njerezit si ju te gjithe e bejne jeten nje gje e mire per tu jetuar.
P.S. mos harro per iftarin e premtuar gjate ketij muaji te Ramazanit =)
Po te pres ty Arian kur te kesh ditet e lira per iftar me kismet.
Leave your response!
Pasi veç je këtu atëherë
ose shiko fotografitë e mia
përfshiju n'sondazh
Për momentin nuk ka asnjë sondazh aktiv.kam plotë jarana
shkruaj për tema të ndryshme
lexoj mendimet e tjerëve
e artikujt i ruaj në arkivë
shkruaj plotë fjalë
2008 arian arian's cafe arianax artikull blog Blogging canon digjitale ditelindje dizajn download dritonax flickr foto Fotografi imazh internet ipko itechnologize kosova mobile moment muaj online photography photoshop politike prizren publikoj rebel shkrepje teknologji telefon tutorial update vala video vizitor wallpaper web weblog windows WordPress xhirimdhe komente palidhje i gjuaj
shkrimet e fundit
më të nxehta
më të lexuara