Dokufest, dita 2 dëshpërim total
Cuditërisht, kam filluar të tërhiqem pa masë nga realizimet kinematografike. Në anën tjetër nuk është edhe aq absurde kjo, pasi mbi 8 vite kam xhiruar dhe montuar video të ndryshme, ahengje familjare, reklama dhe klipe këngësh.
Ndërkaq, mbrëmë, pasi vendosa të ndjek filmat që do të prezantoheshin në natën e dytë të Dokufest, plotësisht i entuziasmuar që të përfitoj ndonjë ide të re nga rexhisorë e producentë ndërkombëtarë, por detyrohem të jem i sinqert, tash kur po kujtoj po më dhimbsen edhe ato dy euro që pagova për biletën. Edhe më keq, kjo nuk mbaron me kaq, në fakt, nuk është tërë dëshpërimi që pësova nga filmat jo aq atraktiv, mirëpo zhgënjimi është i paparashikuar.
Filmi i parë që u shfaq gjatë natës së mbrëmë i titulluar 2 Birds, më fëlliqi tërë disponimin për të shikuar më tutje, prandaj filmat vijues i kam shikuar vetëm sa për t’i shikuar. Ajo që e karakterizoi filmin 2 Birds ishte skena aty diku ka fundi i filmit, erotike dhe pa fije turpi, edhe pa më të voglën mbulesë. Duke konsideruar se të intereson të dish më tutje cka ndodhi, thjesht duhej të kishe qenë mbrëmë prezent që të vëreje si shikuesit ulën kokën posht që të mos shikojnë se cfarë po ndodh më tutje. Ose të tjerët që mbetën me gojë hapur, kishte edhe aso që i pëshpëritnin kritikat e tyre.
Të them turp për përzgjedhësit e filmave në Dokufest po më duket pak, prandaj nuk po përshkruaj sa e marrshme është një gjë e tillë, ashtu që ta lë plotësisht ty gjykimin e kësaj pafytyrësie. Duke konsideruar faktin që në Dokufest shkojnë të shohin edhe njerëz me familje, për më keq me vete marrin edhe fëmijë nën moshën madhore, një film me një skenë të tillë është tronditës. E ata (përzgjedhësit), këtë e dijnë fort mirë, pasi nuk është hera e parë që po organizohet një festival i këtillë, por ky është edicioni i 7-të, prandaj disa kriteriume më rigoroze duhej të merreshin në konsideratë. Nëse përpiqemi të justifikojmë me faktin se fëmijët nuk duhej të shkonin kur dihet se mund të ketë skena të atilla, unë them se JO, nuk dihet ngaqë askund nuk përmendet dhe as që rekomandohet përcjellja nga prindërit, ose paralajmërim se ky film përmbanë këtë ose atë.
Në anën tjetër, në komunikatën për shtyp, organizatorët mburren se këtë vit kanë pasur interes më të lartë në krahasim me vitet e kaluara. Pra, ka pasur 655 filma nga 49 shtete të botës, prej të pranueshëm janë vetëm 139, ngaqë të tjerët janë filturar. Athua jurisë përzgjedhëse i ka rrëshqitur pa u vërejtur një film si 2 Birds, ose ndoshta qëllimisht e kanë lënë. Pyetem nëse vërtet ato filma që nuk janë pranuar kanë qenë aq të pavlerë sa që t’i jepej mundësia një filmi degjenerues banal?! Ose ndoshta kanë qenë filma të punuar nga shqiptarë e kosovarë, e kur jemi këtu ne të huajit i japim përparësi, dhe themi: “hej, amerikan osht…”. E ku mbeti vlerësimi për bashkëkombasit?! Më fal se harrova, dicka e tillë nuk ka ekzistuar kurrë tek ne. Ne jemi të civilizuar, ne jemi evropë, më parë i hapim dyert për të huajin dhe e trajtojmë si njeri, sesa të ndanim bukën s’bashku me një nga të tanët. E ndërsa i huaji, ai është i përparuar, ai ka mendje artisti, ai provon të na degjenerojë shoqërinë, familjen, neve!
Po e përmbyll këtë tregim me kaq, pa provuar që të shpalos edhe marrëzitë e tjera të organizimit në përgjithësi.
Le të fitojnë organizatorët edhe ndonjë ditë, se ju duhen të hollat për pushime.
“Njeriu nuk civilizohet duke u zhveshur e droguar, mendja është ajo që na bën të ndryshëm nga kafshët, po harrojmë se dallojmë nga to.”
















![Angelish ~ [N.K.] photo](http://farm3.static.flickr.com/2155/2509813056_a1f3bb3402_s.jpg)









Leave your response!