Kanë kaluar katër ditë prej lëshimit të verzionit 2.6 final të WordPress. Ky verzion vjen me plotë përmirësime dhe funksionalitet të ri në disa sfera të caktuara. Dy prej të cilave duhet të përmenden, e ato janë Post Revisions dhe Theme Preview.
Post Revisions mundëson që nëse në një blog ka më shumë se një autor, të cilët shkruajnë në një artikull të njëjtë, atëherë ky funksion ndihmon që nëse njëri ndryshon dicka, tjetrit ti mund të shikojë për ndryshimet e bëra dhe të krahasoj me atë të veten, me fjalë të tjera ruhet edhe verzioni paraprak. Verzionet e modifikuara të artikullit ruhen të tërat në databazë derisa artikulli të publikohet.
Ndërkaq, tani me Theme Preview ju mund të shikoni një theme para se ta aktivizoni atë, në këtë mënyrë që mos të ndryshohet dukja aktuale e blogut tuaj, pra vizitorët nuk do të kenë mundësi ta shohin ndryshimin pa e aktivizuar ti.
Ka edhe shumë funksione tjera që i sjellë verzioni 2.6 prandaj është shumë e favorshme dhe ju enkurajoj që ta shkarkoni dhe ta freskoni blogun tuaj me ndryshimet e fundit.
WordPress Track – lista e plotë e ndryshimeve të bëra në WordPress 2.6
Shkarkoje WordPress 2.6 – merre verzionin e fundit nga faqja zyrtare e WordPress.
No comments yet.
Jump to comments