The Vista Forums Podcast Episode 15
Përfundimisht arritëm të incizojmë edhe epizodin më të fundit të showut The Vista Forums Podcast. Kësaj rradhe ishte vërtet fantastike, duke përfshirë këtu edhe stresin dhe mundin para së të fillonte incizimi si dhe telashet që nuk munguan edhe përgjatë tërë showut e deri në përfundim.
Chris, Daniel dhe William ishin në top formë, ndërkaq unë ia dola mbanë mirë përpos një dhimbje në veshin e majtë pasi isha i detyruar të i mbaja kufjet për më shumë se një orë e gjysëm. Si gati cdo herë edhe kësaj rradhe William ishte telashja kryesore pasi nuk brengoset fare që të sigurojë për vete një mikrofon si ka hije.
Më posht po theksoj përshkrimin në gjuhën angleze dhe po vendos linkun për të shkarkuar emisionin nëse keni dëshirë të më dëgjoni zërin. Para se ta shkarkoni është e udhës të ju njoftoj se është në gjuhën angleze, prandaj më kurseni nga sharjet e panevojshme.
In this week’s episode, Chris Marentette, Arian Xhezairi, Daniel Cooper, and William Hook, soldier through a painful Skype conference to bring you Bill Gates retirement, Apple love/hate and the iPhone 3G, Google’s snooping, a major flaw in the architecture of the internet, perhaps an entirely encrypted internet, huge hard drives soon, and much more. Enjoy!
Vetëm gjatë 24 orëshit të parë janë bërë mbi 110 shkarkime, pra duket vëretë t’i ketë interesuar audiencës.
Kështu që nëse ende po shfaq interes për të atëherë kliko këtu (Right Click -> Save Link As) për ta shkarkuar. Ndërkaq temat të cilat i kemi shtjelluar gjatë emisionit mund ti gjeni në këtë link.
Në blogun e showut, nëse kërkoni më posht mund të gjeni edhe emisionet e më hershme ku kam folur unë, por më lejoni të them, incizimi i këtij të fundit ishte vërtet kënaqësi. Kënaquni!
Shënim: The Vista Forums është komunitet i madh online ku ndihmohen anëtarë ndërmjet veti me problemet ditore teknologjike që iu shfaqen cdo ditë.


























thanks for the great information…
Leave your response!