Home » Analitike

Radovan Karaxhiqi lodhet nga arratija, thërret “ja ku jam”

23 July 2008 172 lexime Shprehu

Po dëgjoj kohën e fundit se është arrestuar i përndjekuri për krime lufte Radovan Karaxhiq dhe pyes veten pse vallë tërë kjo storie po më duket mua fort jo aq senzacionale?!
Mendon ti me vete se cka dëshiroj të them unë për këtë ngjarje me një titull komplet kontravers nga ato tjerët që i ke hasur nëpër titujt e gazetave ditore, ke ndëgjuar në lajme televizive ose radio “arrestohet Karaxhiqi”.

Pa u hamendur fare, unë po shpalos mënyrën si po më duket mua ky banalitet që ka zgjatur kaq shumë.

Kur i mendoj potencialin e “fuqive të mëdha”, përkushtimin e tyre aq serioz mbi kapjen e kriminelëve të luftës dhe në anën tjetër këtë kohë kaq të gjatë që ka kaluar për kapjen e këtij mizori, më bën të thellohem në mendime dhe shumë sinqerisht të them me vete “mos vallë paaftësia e tyre për ta kapur Karaxhiqin më herët, ka qenë pa mundësi për ta gjetur, apo thjesht mos dashje për gjetjen e tij”. Serbia nuk ka ndonjë territor gjigant ku shërbimet sekrete nuk do të dinin të kërkonin për të. Fundja, një iniciativë më rigoroze nga InterPoli apo CIA, apo kushdo coftë tjetër me autoritet mbi këtë cështje do të mund të kërkonte anë-e-mbanë botës, dhe brenda një jave i gjithë globi do të skenohej me detektorë të ndryshëm, bile edhe të spiunohej nga individë të shumtë të cilëve do të mund të ua blenin mendjen duke iu mbushur xhepat me lëmoshë.

Në përgjithësi kjo është politikë, dhe për t’u bërë i sinqert, politika nuk është lëmi e imja, por po shkruaj për këtë realitet të hidhur pasi është dicka që duhet të shikohet me një sy tjetër dhe asesi të pranohet ashtu si po e servojnë mediat. E nderuara zonja Karla Del Ponte u tregua aq e zoja duke i futur liderët tanë nëpër tribunalet e hagës për akuza që ndoshta as që do të mund të krahasoheshin me të Karaxhiqit, ndërkaq nuk arriti të e kap këtë të fundit për 13 vjetë rradhazi, ah jasha del Ponte jasha.

Po ku mbeti InterPoli, apo CIA?! Këtë përgjigje unë e kam gjetur në një film që e kam shikuar me shumë kënaqësi ku luajnë aktorë të njohur si Richard Gere e Terrence Howard. Filmi titullohet The Hunting Party (njihet edhe si Spring Break in Bosnia). Të rekomandoj që para se të më gjykosh mua për këtë artikull, së pari shiko filmin dhe pastaj do të shokohesh kur sheh mënyrën se si dhe sa në të vërtetë bëjnë të lartë përmendurit ndërkombëtarë për ta futur Radovan Karaxhiqin e kriminelë të tjerë në ndonjë nga dhomat luksoze të Hagës. E dëshpërimin e vërtetë do ta përjetosh në fund. Pra derisa ky lajm është ende i freskët dhe po diskutohet nepër botë gjatë këtyre ditëve menjëherë shko në video-klubin më të afërt dhe merre filmin, ose varianti i dytë shkarkoje nga interneti, ndoshta e ke me lehtë. :p

Pas gjithë kësaj që e thash, më e arsyeshme mua më duket se ky kriminel vetë ka bërë publik lokacionin e tij (të cilin e kanë ditur prej kohësh) dhe ka shprehur gatishmëri të dorëzohet, ashtu që së paku vitet e fundit të jetës të mos i kaloj kinse duke u përndjekur.

Në një publikim të lëshuar nga Tribunali Ndërkombëtarë i Krimit për ish-Jugosllavi, mund të lexosh faktet me datë dhe ditë, plus numrin e viktimave që ka lënë mbrapa Rado Karaxhiqi.
Shiqo referencat në vijim.

Nga e gjithë kjo, më së shumti më la përshtypje një thënje e vetë Karaxhiqit e cila të them të drejtën më bëri me buzë-në-gaz.

Nëse Haga vërtet do të ishte një organ i drejtësisë unë do të isha i gatshëm të shkoj atje… por ajo është një organ politik që është krijuar për ti fajësuar serbët.

Përfundimisht, duke iu referuar kësaj thënie mund të konkludoj se Karaxhiqi më me dëshirë do të vinte në burgun e Dubravës sesa të shkonte në Hagë. Edhe pse jam i bindur se atje do të kishte mundësinë për të shikuar televizor e qe besa edhe të përdorte MSN për chat. :D

Freskim: Nëse ende mendon se unë jam gabim atëherë dua të di se si e komenton ti këtë fakt
“I shumëkërkuari për krime lufte Radovan Karaxhiq, para arrestimit jetonte dhe punonte i lirë mu në zemër të Serbisë, në Beograd. I dobët dhe me një mjekër të gjatë të bardhë dhe flokë të dendur Karaxhiq, i cili kërkohej për gjenocid dhe krime lufte, lëvizte lirshëm pranë Beogradit.”
(Raporton Telegrafi, lexo dhe komentet, ka dicka shum relevante me atë që e thash unë më lartë)

Freskim2: Kur Karaxhiqi të shkojë në Hagë dhe besoj se ata të Hagës ia lejojnë që të përdorë MSN, ju kur keni kohë të lirë mund t’i dërgoni ndonjë “përshëndetje” kriminelit, ja dhe emaili i tij dddavid86@gmail.com, në ndërkoh mund të shfletoni faqen e ordinancës së tij që InterPoli e as CIA nuk e paskan ditur http://www.psy-help-energy.com/.
Saktësia e kësaj freskie është 100% e garantuar për të cilën e falenderoj Alkimistin.

Artikuj të ngjashëm

Leave your response!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.

Arian's Café uses Thank Me Later