Një perendim dielli në Prizren
6 July 2008
171 lexime
1 Koment

One Sunset in Prizren, originally uploaded by Arian.x.
Pasi që ka kaluar kohë bukur e mirë qysh prej herës së fundit kur kam publikuar dicka të re këtu, për ta thyer monotininë vetëm po bëj publike shkrepjen time të fundit, shpresoj që t’iu pëlqej.
Prizreni ka plot bukuri, duke përfshirë pjesët antike, lumin, malet, thjesht gjithcka. Mirëpo përkundër gjithë atyre bukurive, gjatë perendimit të diellit Prizreni di të fascionojë me një pamje që rrallë mund të ta shoh syri në vende ku të paktën nuk ka det në afërsi.
Pamja në foton e mësipërme është ajo për të cilën po flas. Nëse je banorë i Prizrenit ke mundur ta përjeton këtë ndjenjë me sytë e tu para dy ditëve. Unë nuk të them të drejtën u njoftova nga një shoqe duke folur ne IM, vetem zgjata kokën për të shikuar jashtë dritares kur kuptova se nuk ka kohë për të humbur por morra Rebelin tim dhe u ngjita shkallëve përpjetë. Në fund pas disa shkrepjeve, rezultati përfundimtarë qe i kënaqshëm.
Ky ishte aktiviteti prej me të fundit. Në ndërkohë shpresoj që sonte t’iu befasoj me një artikull mbi një vecori natyrore që e kemi hasur në një trevë të Kosovës. Kolegu im Alkimisti, ka vërejtur disa vecori interesante të terrenit përmes Google Earth, prej momentit që më njoftoi edhe mua nuk e di nëse ka pasur ndonjë aktivitet tjetër me të cilin po mirrem përpos hulumtimit të atij fenomeni.
Në po përpiqemi në vazhdimsi që të shtjellojmë sa më detalisht këtë cështje, e bile ndoshta do të shfaqet nevoja të përgatitet një ekspedit e shkurtër deri në atë regjion. Nuk po përmendi asnjë detal tash në mënyrë që të jetë më befasuese si tërësi, prandaj, me kohën do të bëj publike këtu cdo rezlutat dhe informat që mund të nxjerrim në pah. Stay Tuned (Nënshkruju)!


























Nder fotot ma t’mira qe ke bo deri tash!
Luv it!
Leave your response!