Home » Informative

“Montenegro Airlines” me zemër të thyer

16 July 2008 519 lexime 2 Komente

montenegroairlines_screenshot Kompania ajrore malazeze mesaduket është lënduar (virtualisht) nga grupi kosovar i hakerëve të njohur si “Kosova Hackers Group”. Dje tërë ditën, qe besa bile edhe sot, webmasterët e faqes Montenegro Airlines akoma nuk kan arritur që ta kthejnë faqen në gjendje të rregullt. Ndoshta nuk e kanë planifikuar një veprim të këtillë, prandaj gjasat janë të mëdha që të mos ken bërë back-up të faqes fare.

Mendohem nëse kjo ndodhi ka qenë shkas për ministrin e policisë të Malit të Zi Jusuf Kalamperoviq, që të deklaroj se Mali i Zi i njeh pasaportat kosovare?!

Sidoqëtëjetë, ne artikullin e publikuar nga telegrafi (ne rubriken e gabuar), thuhet se hakerët në fjalë kanë ndryshuar përmbajtjen e faqes, natyrisht duke vendosur fotografi me stemën e shqiponjës dykrenare, kuq e zi. Po ashtu, ata kanë vendosur këngë patriotike që luheshin vetvetiu. Shpresoj që të mos ketë qenë ndonjë këngë me sharkia, po ndonjë këngë patriotike nga Ilir Shaqiri, ja Arif Vladi, ja Violet Kukaj, e tolerueshme kishte qenë edhe Elvana ose Zanfina, por pa foto të këtyre dy të fundit. :D

Në anën tjetër është për keqardhje reagimi i disa lexuesve të telegrafi.com të cilët pa u menduar dy herë komentojnë duke kritikuar KHG për veprën që kanë bërë. Edhe në shtetet tjera që konsiderohen të civilizuara kemi gjëra të tilla, prandaj është i natyrshëm ky fenomen.

Përfundimisht, nuk më mbetet asgjë tjetër për të shtuar përvec se të enkurajoj policinë dhe organet kundër krimit të provojnë e ti arrestojnë edhe këta sikur që bënë me tre prizrenasit. Më falni për pak sarkazëm.

Një sqarim: nuk jemi ne shqiptarët të parët e as të fundit që bëjmë dicka të këtillë, prandaj, nuk është e nevojshme të e ndërlidhim këtë gjë me vlera nacionale. Lëreni fansat e virtualitetit në botën e vet, e në këtë realen kemi punë shumë. P.sh. dizajnin e pasaportave, ose një tekst për himnin, ose rrymën, plot ose.

Artikuj të ngjashëm

2 Comments »

  • ionn said:

    hallal njerz a kalleni kreite kaia nanen :D shum frote Piss :D

  • 2Decode said:

    Khg Mir Keni Ba qe e keni hacku ket web po ta dini qe keni me pas probleme me forumin e juv dhe ju si persona keni m pas problem qeta dine oK ishalla sa ma mir :D KLM

Leave your response!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.

Arian's Café uses Thank Me Later