Fotografitë e bëra se fundi, me tematikë të ndryshme
Një freskim i shpejtë mbi koleksionin tim të fotografive. Megjithse ka qenë një javë vërtetë e nxehtë, nuk ka munguar as gatishmëria për të kapur dicka kreative. Në fakt, fotografia mund të përgjithësohet në tri faza: idea, shkrepja, dhe përpunimi.
Idea mund të jetë e rastit ose e planifikuar.
Shkrepja është plotësisht e jotja si fotograf përderisa vendos syrin në View Finder dhe përgatitesh për të shkrepur. Kompozicioni, fokusi, objektet në dukje etj.
Por fatmirësisht, faza e tretë e përpunimit zakonisht është ajo që vendos se cka do të del prej qoftë edhe një shkrepjeje të rëndomtë. Gjatë përpunimit mund të rregullosh kompozicionin, plotëson kontrastin, mund të manipulosh fokusin etj. Me një fjalë, kur fotografia digjitale futet në përpunim, ty të ipet mundësia të bësh cfarëdo që të duash me të.
Prandaj, unë e dua kaq shumë fotografinë, por jo edhe aq të fotografohem :D.
Gjë që është tejet e ndryshme nga e para. Kënaquni!





























Leave your response!