Home » Argëtim

[E RE] Tingulli Trent – Kalle Sonte

9 July 2008 228 lexime 1 Koment

Boooom! Prapë shfaqen në skenë. Prapë me një mega-hit. Nejse boll reklamim.

Nuk e di arsyen pse Tingulli Trent u zhduk prej skenës për afër gjysëm viti, e bile as nuk po më intereson por ja një freskim vere nga ta.

Realisht, cdo njeri është pak i trent në stilin e vet, natyrisht ka raste edhe kur mund të grumbullohen të trentit në një grup. Sidoqëtëjetë, kënga e re e titulluar Kalle Sonte është më të vërtetë për ‘me e kallë’. Pa marrë paraysh kritikat e komentet e kujtdoqoftë, edhe për kundër faktit se Getto Gold është papak në mënyrën e vet unike, me këtë këngë këta dy tipa ja kan qit pikën. Kjo definitivisht ka me qenë hiti i verës 2008, edhe jam i bindur që krejt ‘shacat’ nepër disco kan me e lyp si dëshirë muzikore, speciale. Në të vërtet jo vetëm ata, por ky hit i ka shokuar edhe ne vendasit e kësaj republike të varfër që s’ju jep popullit rrymë. Nëse del në qytet mund të dëgjosh “hej a e ke ni kongen e re te tingullit trent, phaa shum e mir bre, harro”, por kjo është vetëm një nga shumë diskutimet dhe komentet tjera që i japin për këtë këngë.

Që nga realizimi i video klipit, ritmi i këngës, teksti dhe gjithcka tjetër është plotësisht e kompletuar. Nëse nuk e ke dëgjuar atëherë hedhja një sy menjëherë më poshtë, lëshoja zërin maksimum (vec mos e tepro sa i trullon edhe fqinjët), jam i bindur se do ta ndjen. Unë nuk jam ndonjë fan i madh i TT-së, ama një fjalë e urtë thotë “trimin vra e hakun mos ja ha!”, është e njëjta situat edhe tash. Dëgjim dhe shikim të këndshëm.

Nuk po shtoj asgjë mbi situatën sociale në Kosovë, se pastaj do të nervozoheni e do të dëshpëroheni e kush e di cfarë pasoja mund të vijnë.

Nëse nxehesh pi ujë, t’ftoftë!

Freskim: harrova të them, bravo për këtë Tingulli, mos e fëlliqni më me ndonjë gjest të pa pëlqyeshëm.

Artikuj të ngjashëm

One Comment »

  • alberta said:

    jeni shum te mir sidomos kenget i keni shum te mira sidomos kjo e reja klm

Leave your response!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.

Arian's Café uses Thank Me Later