Home » Argëtim

Cdo njeri është talent, vetëm duhet të dijë si ta shfaq atë

14 July 2008 164 lexime 1 Koment
Rëndësia e mediave lokale apo publike si TV dhe Radio cdo ditë e më tepër po shuhet. Me rritjen e shpejtësisë së internetit, si dhe mundësisë që po thuajse cdo kush të ketë internet në shtëpi, po e shndërron internetin në një medium publiko-internacional të pa censurë. Më 15 Shkurt 2005, me lansimin e njërit prej shërbimeve më popullare në internet të quajtur YouTube, interneti e zëvendësoi televizorin në një shkallë tejet të lartë, në këtë mënyrë duke i tërhequr audiencën e TV’s kah vetja. YouTube bukfalisht bëri revolucion si shërbim, gjë që më vonë filluan edhe kompani të shumta të iniciojnë shërbime me të njëjtin qëllim.
Kohët e fundit shumica e talentëve të pazbuluar bëjnë xhirime personale me tematika të ndryshme, duke ngjallur kurreshtjen e shikuesve, që nga një shikues i rastit të kalojë në një fans i vazhdueshëm i tij. Deri më sot kam vërejtur vetëm iniciator të këtill të huaj. Por rastësisht sot nga një YouTube link që më dërgoi djali i axhës në MSN, ndeshem përpara me një talenti shqipëtar të pa zbuluar nga mediat që po shuhen, pra TV dhe Radio.
Personi i njohur si Hajgaruci ka shprehje fantastike të fytyrës, dhe pa hezituar fare aktron në një mënyrë që rallë prej aktorëve shqipëtar do të mund të bënin. Pa shtuar asnjë shkronjë më tepër po ju ofroj më poshtë një nga xhirimet e tij ku do të mund të shihnit vetë se për cka po bëhet fjalë në këtë tregim.

Talent të këtillë duhet të enkurajohen edhe më tepër në mënyrë që një ditë të mos iu bie vullneti dhe entuziazmi që e kanë për punën vetanake që e bëjnë.

Artikuj të ngjashëm

One Comment »

  • Driton Xhezairi said:

    Amazing, ky ish i papam bro’, duhet me provu edhe na qishtu najsen n’YouTube. :D

Leave your response!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.

Arian's Café uses Thank Me Later