Written July 20, 2008 in Personale

arian-c11-RC1Sot, më 20 Korrik u rrita për një vit më shumë, në anën tjetër athua u plaka për një vit?! Të gjithë thonë, “kur të del 2-shi përpara aq e pate”. Nuk e di si e kanë menduar këtë, mirëpo edhe pse u bënë dy dysha unë ende po ndihem më mirë dhe më i ri. Bile-bile po mendoj se mu tash i kam hyrë jetës.

Javën e fundit kam qenë i stërngarkuar me obligime shkollore edhe sociale. Dashti Zoti, të gjitha arrita t’i menagjoj si është më së miri, ndërkaq dy ditët e fundit ishte kulminacioni i ngarkesës duke u marrur me printimin e bluzave me logon e Arian’s Café. Shfrytëzojë rastin të falenderoj për s’tepërmi kolegun tim Alkimisti për dizajnin aq adekuat që ma dhuroi për ditëlindje, sinqerisht ishte tejet dhurat e këndshme që pranova.

Ndërkaq sot po ndihem shumë i tërhequr kur po e mbaj një T-Shirt që mbrapa ka stemën e dy blogjeve të mia që vërtet aq shumë i dua. Ja si duken bluzat pas veshjes, një foto që e bëra me vëllaun tim DritonAX.

I turned 22 :)

Bukur ka dalë përfundimi. :)

Mirëpo jo vetëm kaq, duke të të falenderuar TY, lexuesi i blogut tim, për vizitat e vazhdueshme dhe besnikërinë ndaj shkrimeve të mia, sot po filloj një iniciativë dhe shpresoj që ti të shprehësh dëshirën për të marrë pjesë. Pra ju ftoj të gjithëve që të inkuadroheni në këtë lojë. Rregullat e lojës janë si vijon.

  • Shkruani një artikull për njërën nga temat vijuese: fotografi, teknologji, aktualitet kosovar, politikë.
  • Artikulli nuk bën të ketë më pak se tri paragrafë.
  • Të jetë sa më argëtues, lejohet sarkazëm dhe shaka të ndryshme, pa banalitet.
  • Fotografi mund të përdoren për ilustrim, mirëpo jo të tepërohet përdorimi i tyre.
  • Bëhuni fan i Arian’s Café në Facebook duke klikuar ketu.

find_us_on_facebook_badge

Pasi të keni shkruar, më kontaktoni duke specifikuar detajet e nevojshme:

  • Emri Mbiemri (bën edhe ndonjë pseudonim)
  • Tema mbi të cilën keni shkruar
  • Dhe artikulli i shkruar.

Në fund do të ketë tre fitues të cilët do të shpallen pas përfundimit të lojës e cila zgjat një muaj, respektivisht përfundon më 20 Gusht 2008. Unë do të publikoj artikullin tuaj këtu, kuptohet nën patronatin e emrit tuaj si autor i atij shkrimi, ndërkaq fituesve të zgjedhur (të treve) unë i ofrojë nga dy shpërblime që vërtetë besoj se do t’iu pëlqejnë.

Përfundimisht, faleminderit edhe një herë dhe ndëgjohemi së shpejti me diçka të re.

Artikuj të ngjashëm

7 comments on ' 2 muaj Arian’s Café, 22 vjet Arian Xhezairi '

  1. Happy B-Day couz wish u 100 more ;)

    Really nice website, hope u get everything you need and want,
    and the T-Shirts look GREAT thank you for getting me one ;)

    I will pay it tomorrow :P

      Written by HybrOMegA on July 21, 2008 at 12:50am

  2. Urime ditelindja Kdt. Oficer. Xhezairi, shprehsoj qe ky vite do t’jete viti ma i kendshem edhe nder ma t’miret n’jeten tande…
    M’vjen keq qe pak me vonese po ta uroj, mirepo s’kom harru ;)

    E sa per: “Të gjithë thonë, “kur të del 2-shi përpara aq e pate”. Nuk e di si e kanë menduar këtë, mirëpo edhe pse u bënë dy dysha unë ende po ndihem më mirë dhe më i ri. Bile-bile po mendoj se mu tash i kam hyrë jetës.” Your absolutely right… me shtu najsen ma shume veq e prishi krejt! haha

    Mos harro se 1 KG kafe borgj naj ki dhomes 28 ;) haha keshtu qe pregaditu ;)
    Good luck and happiness, Have a great time and wish u all the best in life!

  3. Hajde urime! Ruaje nje te madhesise XL. :D

  4. Faleminderit te treve :)

    Njerezit si ju e bejne boten nje vend me te mire per te jetuar.

    @Alkimisti, mos u merakos per at pune, e ke te siguruar.

  5. happy birthday man se kam dit tash e lexova blogun edhe urime nga zemra ime heheh te pershndes 22 hehehe te pershndes klm

      Written by besfort on July 22, 2008 at 2:14pm

  6. Urime ditlindjen e ishalla vazhdojn e te realizohen planet e me tutjeshme ne jet e te prin fati veq diqysh bre qato maica a i ke shkep tonve a veq 2 copa ose 3 se e mritoj 1 hahahhahahaahaaha :P:P kshtu just go on perpara

      Written by kaltrina on July 23, 2008 at 12:30am

  7. PajaPatak i Deshtuar, fillimisht kerkoj ndjese, por sistemi i faqes time kaq i avancuar, nuk lejon deshtak te ketille siq je ti qe te ekzistoj ne nje bote te bukur te internetit. Ne anen tjeter nje koment sikur ky i yti ka qene ne planifikimin tim qysh prej momentit te pare kur e kam filluar blogun, ajo qe me befason eshte qka te eshte dashur kaq shume?!
    Komenti yt aq banal ne drejtimin tim, me jep te kuptoj se shkalla e mentalitetit tend jo qe nuk eshte e perparuar, por fatkeqsisht ka stagnuar. Edhe njerezit e kohes se gurit kan pasur peshe te trurit me te madhe se e jotja, ngaqe kan zbuluar objekte te ndryshme per perdorim ditor ne jeten e tyre.
    Injoranca dhe naiviteti yt behet edhe me i theksuar per faktin qe ti perdor identitet te rrejshem per te deklaruar te gjitha ato qe i ke shkruar. Une gezohem ne anen tjeter qe kolegu/ja jote paska shpenzuar kohe qe te shfletoj blogun tim, kjo eshte motivuese dhe inspiruese per mua, megjithate, xhelozia jote eshte dicka qe une nuk mund ta kontrolloj, por plotesisht eshte ne kompetencen tende.
    Perfundimisht te sugjeroj qe te kerkosh material per rregullat e miresjelljes si ne internet ashtu edhe ne boten reale, ngaqe nuk te dallojn ty shume.
    Shnet.
    Ariani

    Lexues/e i/e dashur, nese kurreshtja te ben qe te lexosh komentin e Pajapatakut, lirisht me kontaktu thjesht duke lene nje koment ketu dhe une do te ta dergoj me email. Kodi i nderit edhe moralit nuk me lejon qe te publikoj dicka te atille sic pati guximin PajaPataku

      Written by PajaPataki on November 06, 2008 at 2:34pm

Leave a comment

Arian's Café uses Thank Me Later