Home » VALA & IPKO

Vala: Prej 5 cent minuti, 3 cent SMS

7 June 2008 52 lexime 2 Komente

vala_premtim Pershendetje konsumatore te VALA’s, besoj qe ky lajm i gezueshem po ju gjen juve shendosh e mire! Shkurt edhe shqip: Vala i ka liruar cmimet dukshem ne raport me ate se cfare i ka pasur deri para nje dite. Tani juve (po them juve pasi qe une nuk jam me konsumatore i VALA’s) ju kursen nga shpenzimet e teperta qe keni bere per tere keto vitet e fundit sa nuk ishte IPKO. Qe prej sot ju do te shpenzoni vetem 10cent per minute per thirrje, dhe 0.03cent qe te dergoni SMS.

Te kaloj pak ne pjesen kritike. Nese e lexoni artikullin do te verenit se ai qe e ka shkruar lajmin per zbritjen e cmimeve ne webfaqen zyrtare te VALA Mobile ka qene teper i eksituar saqe nuk ka hezituar as t’i perserit nga dy here te njejtat gjera. Pjesen e me meposhtme te tekstit mund ta lexoni dy here ne publikimin per informim, shih me poshte:

Rreth 800 000 konsumatorë me parapagim (Prepaid) që tash për tash i ka Vala më nuk do të paguajnë 0.16 eurocent për minutë, por do të paguajnë vetëm 0.10 eurocent për minutë për thirrjet brenda rrjetit.

Dallimi i vetem mes dy paragrafeve eshte se ne te paren shkruan minute, nderkaq ne te dytin ka prituar dhe ka shkruar min., :D

Ajo me qesharakja eshte titulli i artikullit te cilin e kam vendosur edhe ketu. Nuk e di nese shkruesit te artikullit ne faqen e VALA’s i mungon krativiteti mirepo fatkeqsisht ai sic duket eshte referuar ne billboard’in e IPKO’s. Emertimit te ketille “VALA: Prej 5 cent minuti, 3 cent SMS” i mungon vetem edhe fjala deri qe te jete tejet i njejte me te IPKO’s.
Tjeter thenje qe me terhoqi vemendjen eshte deklarimi i VALA’s:

Kemi premtuar se do jemi konkurrentë të denjë në tregun e telefonisë mobile në vend duke u ofruar shërbime me çmime shumë të volitshme për gjithë konsumatorët tanë.

Nese nuk gaboj, VALA kurre nuk e ka ndier veten si konkurrent pike se pari, e aq me pak te denje kur kihet parasyh fakti qe deri vone nuk ka ekzistuar konkurrent tjeter ne treg per VALA’n. VALA ka ofruar sherbime per telefoni mobile qysh prej mbas luftes, e tek sot, pas plotesisht 8 viteve iu eshte kujtuar qe duhet ta kursej sadopak konsumatorin e vet.

“Por surprizat e Vala-s nuk përfundojnë me kaq.” Akti i zbritjes se cmimeve nuk mund te quhet surprize por premtim qe eshte dashur te ralizohej kohe me pare, bile edhe atehere kur IPKO ka ekzistuar vetem si emer qe ofronte sherbim interneti. E sa ka realizuar premtime VALA secili prej nesh jemi deshmitare kyc per demet materiale qe kemi pesuar nga ta.

Megjithese prap do t’i arsyetoja nese me lejohet (leje prej kujt?). Fakti qe shume Kosovare e kane pershendetur SIM kartelen e VALA’s qe prej se IPKO ka ofruar telefonine, e detyron menagjerin e VALA’s te veproj ne kete menyre pasiqe sic thuhet ne popull “po e sheh vdekjen me sy”. Vendimi per “ulje radikale” eshte dashur te behen me heret i nderuar.

Perfundimisht, nese rastesisht e lexon kete postim shkruesi i artikullit njoftues per zbritjen e cmimeve, mund ta ndryshoj tekstin ne faqen e tyre. Une jam perkujdesur me kohe qe te mos kete akuza se kam shtuar dicka qe nuk ka qene, prandaj me posht keni nje screenshot te draftit publik te asaj qe aktualisht eshte ne faqe.
vala_zbritje

Kaq kisha. Tash, hajde punetoret e VALA’s me kritikoni ne komente :D

Artikuj të ngjashëm

2 Comments »

  • Valoni said:

    : ) - nicee - po du me ta gjet ni pune n’FBI !!

  • Arian Xhezairi (author) said:

    Thenk ju V., edhe per punen faleminderit, se bash jom lazem qysh jom met pa pun tash :)
    cheers!

Leave your response!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.

Arian's Café uses Thank Me Later