“Sytë në qiell”, një sqarim i kësaj pallavre
Shënim: Analiza në këtë artikull është plotësisht shprehje e opinionit tim. Më këtë rast deklaroj që nuk është shprehje e opinionit të askujt tjetër.
Fillimisht, pasi ta kesh përfunduar së lexuari këtë artikull ke të drejtë të më quash naiv, injorant, pabesimtar dhe gjithcka tjetër që mund të të vije nepër gojë. Por thjesht po përpiqem të e ndriçoj këtë rast kaq ‘senzacional’ që është futur si temë diskutimi ditor në mesin tonë këto ditët e fundit, dhe është për të ardhur keq se si ne u besojmë gjërave të këtilla.
Besoj se tashmë secili prej jush keni dëgjuar për një video që gjendet në YouTube, dhe titullohet “syt ne qiell-Desing by*Dj_Faca Vs Dj*Sheno”. Nëse nuk keni dëgjuar atëherë po ju tregoj. Por do ta bëj një analizë në dy aspekte që kanë lidhje me të, pra në aspektin Teknik të realizimit të videos, si dhe atë Religjioz si duket nga ana fetare (Islame), pasi që aspekti fetar është më kritik.
Ajo që më shtyu mua të shkruaj për këtë është bezdisja nga miq të shumtë duke më pyetur se çka mendoj unë për këtë, “O Ari (Xari), kqyre po du me t’pyt dicka, kqyre qet video edhe qka po thu a po tdoket e vertet a jo?”
Në rregull, ja se çka po mendoj unë për të edhe qysh po më duket.
Aspekti Teknik
Detali i parë që më ka rënë në sy qysh në momentin e parë kur e kam klikuar linkun nga referuesi numër një, e që në t’vërtetë është dashur të u bie në sy të gjithëve është titulli aq keq i emërtuar i videos. Nuk po flas për gabimet drejtëshkrimore pasi që ato janë katastrofale, megjithatë titulli i videos është krejt çka më ka mjaftuar për të konstatuar jovërtetësinë e kësaj shpifjeje. Vëreni pjesën ‘Design by*Dj_Faca Vs Dj*Sheno’. Shumë qartë në titull thuhet se është dizajn, në fakt thënia është e gabueshme pasiqë kjo nuk është dizajn por montazhë, sidoqoftë ndërlidhet në njëfarë mënyre.
Detali tjetër: ‘DJ Faca vs. Dj sheno’ – në aspektin se qysh e kanë menduar këta DJ mund të themi se rezultati i videos ka qenë pasojë e një bashkpunimi mes këtyre DJ-ve, ndërkaq shkurtesa, fjala vs. që është akronim për Versus dhe ka kuptimin kunder, përballë, na jep hapësirë për të menduar se njëri prej këtyre dy DJ-ve e ka bërë këtë për t’iu lavdëruar ose më mirë për ta mposhtur tjetrin. Pasi u thellova në detalet tjera vërej se video është vendosur në YouTube nga vetë dj sheno, pra nëse ka qenë vs. e vërtetë gjasat janë më të mëdha që dj sheno ta ketë bërë këtë ‘dizajn’ kundër dj facës.
Sidoqofte, video zgjat vetëm 1:12min ku paraqitet një ditë e ngrysur me plotë re, lëvizje të tmerrshme të kamerës që praktikisht të merren sytë duke e shikuar ndërkaq në prapavijë dëgjohet një shushurimë. Vetë realizimi është i tmerrshëm prandaj është absurde të besohet në atë se çka kanë provuar të na befasojnë në të vërtetë.
Por ja që shqipet i ka prekur kjo temë dhe nuk kanë ngurruar që t’ia dhurojnë këtij banaliteti mbi 20,072 shikime. Në anën tjetër kur referuesi i dytë më dërgoi e-mail për t’ia hedhur një sy, lista e adresave që kanë shkëmbyer mes njëri-tjetrit këtë lajm është fascinuese.
Kjo ishte sa i përket aspektit teknik, realizimit e të tjerave. Më poshtë po sqaroj se si duhet të shikohet një gjë e tillë nga perspektiva fetare.

Aspekti Religjioz apo Fetar-Islam
Pse nuk duhet t’i besohet kësaj pallavre dhe shumë të tjera me tematika të ngjashme?
Shumë thjesht, nuk janë të vërteta. Por jo, nuk përfundon me kaq, pasi që përgjigja nuk mjafton për t’i bindur shumicën dërmuese.
Feja Islame është fe tejet e argumentuar. Përmes Librit të Shenjtë Kur’anit Famëlartë dhe përmes të dërguarve të Tij, Allahu na ka treguar për shumë ndodhi dhe histori të kaluara, me pejgamberë të shumtë të cilët kanë sjellur me vete argumente dhe mrekulli të ndryshme.
P.sh. Musai a.s kur është urdhëruar nga Allahu që t’i mëshon detit me shkopin e tij, deti është ndarë në dysh dhe në mes ka krijuar një rrugë që Musai a.s. së bashku me popullin e tij të kalojnë pa problem. Kjo ishte në momentin kur ndiçeshin nga ushtria e Faraonit.
Ndërsa Ne Musait i thamë: “Me shkopin tënd bjeri detit”. Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe“. (Shuara, 61-63)
Ibrahimin a.s edhe pse e hudhën në zjarrë Allahu e urdhëroi zjarrin që të bëhej jo i dëmshëm për Ibrahimin a.s.
”Po Ne i thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!” [21:69].
Kemi rastin e Isait a.s. (Jezusit), i cili foli gjersa ishte në djep,
Allahu (atë ditë) i thot: “O Isa, bir i merjemes, përkujtoj të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve në djep dhe (kur ishe) i pjekur (burrë), kur ta mësova ty Librin dhe Urtësinë… (Maide: 110)
Me urdhër të Zotit Isai a.s. shëronte të verbërit, ngjallte të vdekurit, etj.
…Dhe, të dërguar te bijtë e Israilit: “Unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e Allahut bëhet shpend. Unë i shëroj të verbërit, të sëmurët ne lëkurë, dhe unë me lejen e Allahut ngjalli të vdekurit. Unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depononi në shtëpitë tuaja. Vertetë, ky është fakt për ju nëse jeni besimtarë. (Ali Imran: 49)
Në të vërtetë, mënyra se si u lind Isai a.s. ishte vetë mrekullia.
Mrekullia e Muhamedit a.s. është vetë Libri i Shenjtë Kur’ani Fisnik e shumë argumente të tjera të cilat dëshmojnë për ekzistencën e një fuqie mbinatyrore që quhet Zot.
E tash, shumë prej këtyre mrekullive kanë qenë të domosdoshme në ato kohëra, pasiqë shkalla e intelektit të mendjes njerëzore ishte shumë më e ulët se që është sot. Mirëpo sot nuk ka nevoj për mrekulli të tilla, kur dihet se Zoti ia ka mundësuar njeriut që të shfrytëzojë një sasi më të madhe të trurit, dhe rezultat i kësaj janë të gjitha zbulimet teknologjike, kerri në raport me deven, kompjuteri/shtypësi në raport me lapsin/letrën, telefoni që atëherë nuk ka ekzistuar fare, e bile edhe as aeroplani e helikopteri. Mos të flas për Internetin e Messengerin se as që kanë ditur për këto në atë kohë. Prandaj për t’i bindur popujt e mëhershëm që duhet besuar në Një Zot të vetëm, Allahu iu ka mundësuar privilegje të caktuara ashtu që truri i tyre të pranonte shpalljen.
Ndërkaq, sot kur njeriu di të zhvillojë biznese shumë të suksesshme, të bëj dallavere nga më të avancuarat, të trillojë një storie mbi dy sy në qiell e të besoj tërë bota, të udhëtojë nga Kosova në Turqi për 1orë (kur nevojiten afro dy në relacionin Prizren – Prishtinë), e shumë e shumë argumente të tjera, atëherë konkludojmë se gjithcka që na duhet për të besuar është e mundshme dhe na rrethon.
Allahu ne Kur’an thotë: “A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve dhe të ngjyrave të ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh ata të zverdhurar dhe pastaj e bën atë të llomitr. S’ka dyshim se në këtë ka argument për të zotët e mendjes.” [39:21]
Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. [12:111]
Dhe në shumë vende të tjera përmendet termi “te zotët e mendjes”. Që në shtjellim dmth. ne duhet të marrim mësimin nga ndodhitë e më hershme.
Filozofi i vjetër George Santayana ka thënë: “Ata që harrojnë të kaluarën (historinë), mallkohen që ta përsërisin atë!”
Prandaj, mësimet nga dënimet që kanë pësuar popujt e hershëm si pasojë e mosbesimit të tyre në Allahun, duhet ti marrim si shembull ashtu që ne të veprojmë pozitivisht dhe në mënyrë të drejtë. Pa hile!
—————————————————————————————
I dashur mik dhe lexues, kjo ishte mënyra si unë e shoh gjithë këtë pluhur që është ngritur në ditët e fundit.
Sa i përket aspektit religjioz fetar-katolik, jeni të ftuar që të më tregoni si e sheh feja Katolike këtë qështje, gjithsesi do ta kisha publikuar.
Faleminderit që shpenzove kohën për ta lexuar të tërën.
Përfundimisht, ju enkurajoj që të komentoni më poshtë pasiqë po më interson mendimi juaj mbi tërë këtë. Voto sondazhin dhe lëre një koment si justifikim i votës.
Për momentin nuk ka asnjë sondazh aktiv.









Arian te falemnderit per kohen qe ke shpenzu dhe e ke shkru kete text kaq te gjat dhe plotesisht me vend!
Pa asnje dyshim une e perkrahi mendimin tend sepse po ta shikosh ate video e sheh kjart se nje gje e tille eshte e pa besueshme te ndodhe! Une kam nje pyetje ndaj njerzve qe besojn ne te : Pse nuk arriten me pa me shum njerez dhe te deklarojne me goje qe e kan par??? Pasi qe une hasa ne nje vido tjeter ne telefon dhe si koment ne fund ishte qe esht par ne Maqedoni,Shqiperi,dhe Kosove !!! Pse nuk degjova ende askend duke then qe e kam pa me sy te mi??? kjo po me ben me u qudit si besojn njerzit kur ska fakte per kete qe dikujt ju ka tek dhe e ka ba montazhe ! Le te del ndokush dhe te thot qe e ka pa me sy te vet , se besoj kurr qe ka me dal!
Une Arian te falemnderoj perzemersisht qe te pakten ti paske gjet kohe me dhan nje sqarim tamam si duhet rreth ksaj pune !
Se pari une nuk besoj pa e pa vet me syte e mi , por mundet mu ndosh se edhe une kum pa me syt e mi nje figur , ky eshte nje dukuri qe ndodh shpesh e sa per tekstin nregull. Edhe une jam besimtar Mysliman
po u kon dasht me shfletu edhe pak Kuran‘in me gjet ajetet per rret se vertet cka eshte , pse ndodhin ksi gjera etj. Dhe respektoj shum arian qe e kam koleg se shum mire eshte tu shku edhe je tu mknaq zemren kur pe shoh qesi tema interesante edhe tverteta qe neve na vyn e na duhet. Sukses
Interesant ka mund me qen naj fenom qe ret kan marr paksa formen e syve e dyta une e pash ni video qe shkruante qekjo ndodhi ka ndodh ne rusi e jo dikund ne trojet shiptare..
Gjithsesi nuk po e shoh qaq te madhe ket pun thjesht nje fenom qe ndodh asgje diqka e madhe.
Mire qe ky Ariani ka marr kohe edhe me e sqaru ket mese ama une ma mire e kisha pa te arsyshme qe na me u marr me sene ma real qe jan ka ndodhin ne jeten e pergjithshme ku njeri nuk mund te del prej cullakhanes ne prishtin e besa edhe ne krejt kosoven e qe e quajn veten “muslimane”, e ku vshtir ni mashkull me parime islame eshte qe te mbaj veten e jo me spekulime se jo ka qen sy etj etj, te behemi realist ti shohim senet ma te rendesishme.
Ok eshte edhe une pajtohem me mendimin e leutrmit se ma mire ish kan qe na se pari me i rregullu senet ne vet veten ne familjet tona ne moralin tone e jo qe te merrmi me sene qe thjesht jan nje dukuri qe ka ndodh qe mund te ndodh e qe per mu nuk ka kurrfare kuptimi qe me e spekulu qaq shum se qka ishte.
Esselamu Alejkum.
Un veq po nderhyj me e shpreh mendimin tem, edhe me tregu per urrejtjen qe ma ndjellin senet e tilla.
Ximin e pershendeti shum, Xim qashtu osht vllavi jem, ama edhe nese del dikush edhe deklaron se ka pare dic te tille, skem nevoj me i besu kur Allahu na ka urdheruar qe te mos i besojm. Pasi ta kene lexuar komentin tend shum njerez te cilet iu beojne ketyre gjerave mund te dalin ne shesh dhe te deshmojne nje gje te tille.
Ermir, nuk eshte e vertet ajo qe po e thot Ariani perderisa ti po e kundershton
Muhamer Pervoja ne montazha t’filmave, reklamave, kongve mund me na e dhan nji sy ma t’kjart qe me u kon ngjendje se pari me e vrejt joorigjinalitetin e videos e pastaj me i numru edhe gabimet e tjera teknie, duke ia shtuar argumentimet nga Kur’ani.
Leutrim dhe Ermal, vellezer per nga feja.
Po ja u boj nji pytje, qe nese keni qene nxenes te ndonje Mual-limi keni mundur ta e ndegjoni: “Haram ma t’madh ka bo ai i cili i eshte lutur varrit, apo ai i cili ka bere mardhenie me nenen e tij?”
Kur t’mi keni dhene pergjigje pyetjes, inshaAllah do ta e vazhdonim biseden.
Esselamu Alejkum
Arian,
të shkruash për tema të tilla në njëfarë mënyre është t’u bësh reklamë të pamerituar disa tipave. Nga kurreshtja klikova edhe unë, kështu që atyre 20.000 shikimeve ia shtova edhe një, duke kontribuar në shtimin e popullaritetit të asaj videoje të mjerë. Nuk do të futem në analiza teknike të videos, por po mjaftohem me citimin e autorit të videos nga komentet tek YouTube, ku mund ta shihni nivelin e tij:
“Ty neve dj veq per **** na n’gjet po o papak i ***** ku ka more njeri me bo qet montazh a mund me dallu ty montazhen po hec bre mos me *** fort…Majmuni niher jo montazh jo pallaver si t’kqyret kqyre si mos kqyret ne rrs t’pavsha..”
E pra, pas ketij citati, besoj se është e lehtë të nxirren shumë përfundime…
kjo nuk është e vertet
tungi
SELAM ALEJKUM vlla
Allahu ne Kur’an thotë: “A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve dhe të ngjyrave të ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh ata të zverdhurar dhe pastaj e bën atë të llomitr. S’ka dyshim se në këtë ka argument për të zotët e mendjes.” [39:21]
s.a. NO COMENT
Pershendetje.Faleminderit per komentin tend.E kuptoj analizen tende qe e ke bere ne lidhje me kete duke permendur fakte elentronike dhe ato kuranore, por megjithate, nuk eshte diqka kunder krijimit te Allahut .Vet me nyra se si rete kane krijuar syt kjo sdo te thote se dikush nga lart po shikon posht, por edhe smund ta mohosh.Mos te harrojme se sa njeriu te jetoje gjithmone do te kete shenja te ndryshme qe do te vijne nga Allahu per te na kujtuar se ne jemi roberit e tij dhe ai eshte krijuesi dhe sunduesi i te gjitha boterave.Nese egziston bota e pertejme atehere pse te mos egzistoj edhe ky fenomen? Sa i perket montazhave dhe teknikave montazhuese un kam bere perpjekje dhe prova teknike me software te ndryshem por megjithate mund te konkludoj me plot goje se nuk ka asnje shenje montazhe ky fenomen.
Sidoqofte kudo qe tkete ndodhur ky fenomen, le te jete nje shenj se kemi krijuesin deh sunduesin tone dhe ai eshte Zoti.Atij i qofshim fale.Amin
eshte shume e bukure.por per vete isha tut.une mendoj se jane formu ret .por vetem ni allah e din. atij i kofshim fale.
kit sen let thot kushdon qka don nese ti nuk beson une besoj ajo osht pun e allahut xheleshanuhu une besoj qe osht e vertet po zodi nuk e kriju at sen ajo form e syve u kriju pre reve . ulu ni dit ti edhe kqyre ne mbramje ret si qdo sen te doken ………………………
Leave your response!
Pasi veç je këtu atëherë
ose shiko fotografitë e mia
përfshiju n'sondazh
Për momentin nuk ka asnjë sondazh aktiv.kam plotë jarana
shkruaj për tema të ndryshme
lexoj mendimet e tjerëve
e artikujt i ruaj në arkivë
shkruaj plotë fjalë
2008 arian arian's cafe arianax artikull blog Blogging canon digjitale ditelindje dizajn download dritonax flickr foto Fotografi imazh internet ipko itechnologize kosova mobile moment muaj online photography photoshop politike prizren publikoj rebel shkrepje teknologji telefon tutorial update vala video vizitor wallpaper web weblog windows WordPress xhirimdhe komente palidhje i gjuaj
shkrimet e fundit
më të nxehta
më të lexuara