Senzacionale: arrestohen tre prizrenas te ashtuquajtur ‘hacker’
Ja edhe nje lajm tjeter trondites. Gazeta e perditshme Koha Ditore sot publikon lajmin mbi kapjen e tre te rinjeve nga qyteti i bukur i Prizrenit nen akuzen se kan tollovitur sistemet kompjuterike te kompanise Enter Media. Pa pretenduar fare nese ne te vertet kane qene ata te cilet i kane shkaktuar kete Enter Media’s, por gjendja aktuale e faqes duket shume e zbrazet.

Nuk mund te them se e mbroj nje veprim te tille, mirepo me shume po ia shoh per te madhe gazetes Koha Ditore per publikimin e emrave te ketyre djelmoshave sesa akti qe ata “kane bere”. Ndoshta policia ka insistuar ne kete drejtim, por sidoqofte, eshte dashur te vendosnin gishtin ne koke para se t’ju hupin shanset per punesim ne te ardhmen kesaj treshes se gjore.
Thuhet se bile edhe se policia ka bastisur shtepite e tyre duke konfiskuar te gjitha pajisjet e mundshme teknologjike, nga nje USB me e thjeshte, hard disqe, CD/DVD e deri tek kompjuteret e tyre personal. Ne te vertete edhe telefonat mobile iu jane konfiskuar, shpresoj qe te pakten mos tua lexojne SMS qe i kan shkembyer me te dashurat e veta.
Mua me vjen keq qe nje gje e tille ka ndodhur, e kam fjalen per arrestiminin pasi qe njerin prej tyre e kam njohur personalisht, prandaj shpreh keqardhje njekohesisht edhe perkrahje morale per ta. Kosova ka shume pune tjera me te menqura per te bere sesa te filloj ndjekjen e hakereve. Per shembull KEK’u, me se pari do t’i arrestoja te gjithe te KEK’ut sesa entuziastet e ri te teknologjise. Tani kemi udheheqjen e PTK’s, kemi dhelpra te shumta qe lodrojne lirshem ne qeveri, e shume raste te tjera.
Por mesaduket, kemi filluar per se mbari kete vit ne Kosovaret. Mendohem se deri ku do te na shpie e ardhmja.
Freskim: prej burimeve tjera qe kam nga jashte, flitet se arrestimi eshte kryer te shtunen, nderkaq ky veprim eshte bere i ditur nga policia tek te henen. Po luhet njefar loje e piste ketu.









Wow, ky është lajm! Arrestim në Kosovë për shkak të hackimit të një webfaqeje! Woooow!
Ok, të fillojmë me radhë.
- Çfarë kompanie është EnterMedia? Kosovare apo e huaj?
- Çfarë të dhënash aq të rëndësishme paskan pasur në website sa që zhdukja e tyre të ndëshkohet me arrestimin e 3 të rinjve? Nuk besoj të ketë pasur ndonjë përmbajtje aq jetike sa edhe shteti të involvohet në këtë mesele.
- Përse nuk ka pasur më heret arrestime të tilla? Unë mendoj se në radhë të parë duhet të arrestohen të gjithë ata që në orar të punës nëpër institucione shtetërore përdorin IM programe si Live e Yahoo messenger sepse shoqërisë i sjellin shumë më tepër dëme se sa këta 3 djem me fshirjen e një faqeje që mund të reinstalohet për maksimalisht një orë.
- Sa i përket hacker-ave, i kam dy mendime krejt të ndryshme:
a) Janë më se të nevojshëm, nëse për asgjë tjetër, atëherë së paku si antidot për “webmasterët” që janë shfaqur si këpurdhat pas shiut, e që përveç instalimit të ndonjë skripti apo modifikimit të ndonjë “template” nuk dijnë asgjë më shumë.
b) Janë të dëmshëm, por në radhë të parë ndaj vetes sepse në vend se të merren me shkatërrim, më mirë do të ishte të merren me ndërtim. Pra, diturinë ta shfrytëzojnë për të ndërtuar website sa më cilësore e sa më të sigurta.
Nejse, po pres detaje të tjera rreth këtij lajmi para se të shkruaj sërish…
Ja c’thote Kosovalive:
———–
17.06.2008
Tre të arrestuar për ndërhyrje në sistemet kompjuterike
13:26 ET Prishtinë (KosovaLive)
Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK), konfirmoi të martën se ka arrestuar tre të dyshuar për ndërhyrje në sistemet kompjuterike në kompaninë private “Enter media” në Prizren, e cila merret me ueb faqe, dizajn, marketing etj.
Veton Elshani, zëdhënës në SHPK, tha për KosovaLive se te arrestuarit janë: L. G. (1990), B. S. (1988) dhe F. S. (1988).
“Pas një hetimi nga Njësia e hetimeve Financiare që vepron në kuadër të Drejtoratit kundër krimit të Organizuar në Prishtinë, janë arrestuar tre të dyshuar për ndërhyrje në sistemet kompjuterike në një kompani private”, tha Elshani.
Elshani tha se me dyshimin se të dhënat mund të keqpërdoren dhe të shkatërroheshin dhe me qëllim të mbledhjes së provave materiale në lidhje me të dyshimtit, me urdhër të prokurorit janë zhvilluar edhe bastisje, ku janë konfiskuar edhe kompjuter, hard disqe, memoristik, CD dhe telefona celular./
———–
@Alkimisti: shumicen e ideva i kemi te ngjashem. Sidoqofte, pergjigjen per Enter Media e paske gjetur, nderkaq te editova emrat e treshes ne komentin tend per hire te ruajtjes se identitetit te tyre.
P.S. hakeret jane djalosha, krakeret jan pisa:D.
Kjo eshte nje lajm i mire bre! edhe shum mire qe eshte bo arestimi edhe ‘hacker-imi” (?!) ne radhe te pare - edhe qe ‘headlines’ ne kosove po transformohen prej qashtjeve politike - ne ato teknologjike.
Pres me padurim me shum arestime teknologjike - ose tekno-arestime - ose ose hackerestime. **HTML OK ?!
Se pari Pershendetje webmaster-it te faqes e se dyti edhe vizitoreve te saj.
Sa i perket qeshtjes se “ENTERMEDIA” eshte rritur pak si shume..
Identiteti i tyre qe eshte shkruar ne gazetat kosovare eshte pune koti.
Pasi qe titulli ishte “Arrestohen 3 hakeret Prizrenas”
Perderisa nuk e din qfar do te thote haker pse shkruajn rreth saj?
Thuhet qe qeshtja e ketyre eshte shkuar deri ne Gjykaten e Qarkut …
Athu per te sulmuar nje Web eshte njejt si ta mbysesh nje njeri?
Athu sa ka arrit KOSOVA me kete ?
Athu ku do te dergohen kur te arrestohen kriminelet e vertet? Sigurt do ta hapin ndonje GJYGJ tjeter…Pasi qe nje thyerje e webfaqes te qone deri tek GJYGJI I QARKUT…
E sa per ty VALON…
Koft lajm i mire per ty per ne eshte me i poshtri qe kemi degjuar deri me tani..
Unreachable faleminderit per pershendetjen.
Per ceshtjen e termit hacker mediat jane ato te cilat e meritojne plotesisht fajin, pasi qe ishin te paret qe e njollosen kete emer. Por ne me kohen po vetedijesohemi, shpresoj.
Duke konsideruar se ke lexuar ate qe kam shkruar me siper, besoj se e ke te qarte se une e denoj aktin e publikimit te emrave te tyre neper gazeta. Ne fakt rastet kur dikush sulmon dikend me arme zjarri gazetat tona i publikojne vetem inicialet e tyre, nderkaq per keta djem as nuk kan hezituar te i permendin emrat e plote, vitin e lindjes e per lokacionin ishte i nenkuptuar.
Po ne Kosovaret kemi fytyre para te huajve, se per te tanet, paj i konsiderojme me ulet se kafshen.
Nuk u duket edhe juve qe eshte bere e madhe kjo pune shume ???
Mendoj se Kosova ka ende shume pune tjera per te bere se sa te miret me arrestimin e te ashtuquajturve “hacker-a”…
Si duket lajmin me te ri nuk e keni mare ju.
Pas 23 ditesh eshte arrestuar edhe “Hakeri i 4-tert”
Far katastrofe per nje lende 4 te arrestuar??
Athu plaqkitje ka qen kjo apo qfare?
Kam shum informata te sakta por nuk do ti publikoj njeherit se mos
po i bej problem ktyne 4 te rrinjeve…
Se sa e afte eshte policia jone e sa e afte eshte edhe Gjykata
Ju pershendes te gjithve..
Leave your response!
Pasi veç je këtu atëherë
ose shiko fotografitë e mia
përfshiju n'sondazh
Për momentin nuk ka asnjë sondazh aktiv.kam plotë jarana
shkruaj për tema të ndryshme
lexoj mendimet e tjerëve
e artikujt i ruaj në arkivë
shkruaj plotë fjalë
2008 arian arian's cafe arianax artikull blog Blogging canon digjitale ditelindje dizajn download dritonax flickr foto Fotografi imazh internet ipko itechnologize kosova mobile moment muaj online photography photoshop politike prizren publikoj rebel shkrepje teknologji telefon tutorial update vala video vizitor wallpaper web weblog windows WordPress xhirimdhe komente palidhje i gjuaj
shkrimet e fundit
më të nxehta
më të lexuara