Javë tejet interesante e fotografisë, bile edhe një video
26 June 2008
234 lexime
Shprehu
Përkundër temperaturës së nxehtë, duket që fotografët shqiptarë nuk i ndal dot asgjë.
Njëri në Kosovë, tjetri në Shqipëri, njëri në Pakistan e tjetri në Amerikë në po nxjerrim në pah kreativitetin tonë duke u përpjekur cdo herë e më shumë që cdo realizim i ardhshëm të jetë sa më tërheqës dhe më kualitativ, për asgje tjetër, vetëm e vetëm që të na bëjë të ndihemi mirë.
Njëri në Kosovë, tjetri në Shqipëri, njëri në Pakistan e tjetri në Amerikë në po nxjerrim në pah kreativitetin tonë duke u përpjekur cdo herë e më shumë që cdo realizim i ardhshëm të jetë sa më tërheqës dhe më kualitativ, për asgje tjetër, vetëm e vetëm që të na bëjë të ndihemi mirë.
Për mua kjo ishte java e portreteve. Nuk e di se nga lindi ky përkushtim, por kam vërejtur se përqindja më e madhe e të shkrepurave të mia ishin portrete. Më poshtë po vendos pesë materiale multimediale :P
Katër fotografi dhe një video. Edhe pse video është bërë para një muaji, dy aktoret/valltaret qe duken aty janë kolege nga Flickr kështu që e meritojnë t’i përmendi, dhe gjithsesi ta rrisin disponimin. Shikim të këndshëm.

Mango seller, originally uploaded by Alkimisti.
Këtu më duhet të ndalem pak, në fakt nuk do të shtojë asgjë timen por po citoj një fragment të shkurter nga Alkimisti. Ja se si e përshkruan ai këtë fotografi.
Është një e diel po aq e varfër sa ditët e tjera, e begatshme vetëm në ngjyrat e frutave me të cilat shumëkush do t’i ngopë vetëm sytë. Të varfër janë të gjithë, edhe ata që shesin, edhe ata që blejnë. Ai fatlumi që do të arrijë të shesë diçka, do të mund t’i gëzojë fëmijët me ndonjë “luks” në tryezë…
Për më tepër lexoni artikullin e plotë “Të mbijetosh” ne blogun e tij.
Arba and Keidi, originally uploaded by TiLoNcE.
Kaq kishte për këtë herë. Nëse të ka pëlqyer video shikoje edhe një herë, nëse ende nuk e shikuar atëherë mos humb kohë dhe hop-hop e lëshoja një sy. Gocat janë për tu lavdëruar në cdo aspekt. Si për nga aktrimi e vallëzimi, e tejet më tepër për nga bukuria.
O lum nana cë i ka…,
lum o lum, lum, lum!
Lumi unë për vete.
























![Angelish ~ [N.K.] photo](http://farm3.static.flickr.com/2155/2509813056_a1f3bb3402_s.jpg)




Leave your response!