Integrimi i Notepad2 në Windows XP (me SP1,2,3)
Aplikacioni im më favorit dhe që e kam përdorur më së shumti ishte Notepad. Ky favor vazhdoi deri sa zbulova Notepad2 me të cilin u dashurova qysh në shikim të parë. Që nga ai moment dashuria ime për Notepad u zbeh dhe tani më në kompjuterin tim figuron vetëm Notepad2. E di që është pak sensibile tërë kjo storie po keshtu e ka jeta :P
Notepad2 është tekst editor i lehtë, falas dhe me kod burimor të hapur që i përngjan Notepad, bën ndricime sintaksore për disa gjuhë programuese më të zakonshme. Është i bazuar në kodin burimor të Scintilla dhe punon në versionet NT-based të Windows.
Në këtë tutorial do të elaboroj integrimin e Notepad2 në Windows, dhe me këtë rast zëvendësimn e Notepad aktual (atij që vjen me Windows).
Se pari shkarkoni Notepad2 nga http://www.flos-freeware.ch/notepad2.html
Dekompresoni (ekstraktoni) në një follder të ri. Tani ndiq procedurën në vijim:
- Krijo një backup kopje të “C:\WINDOWS\notepad.exe”
- Ndrysho shfaqjen e fajllave në Explorer që t’i shfaq edhe fajllat e fshehura të Sistemit
- Në follderin ku e ke ekstraktuar Notepad2, kliko mbi fajllin Notepad2.exe dhe emërtoje në Notepad.exe, shtyp Enter dhe pastaj shtyp Ctrl+C, me këtë rast ke kopjuar Notepad.exe në Clipboard.
- Hape follderin “C:\WINDOWS\system32\dllcache” në Explorer
- a) Ctrl+V, Backspace (në C:\WINDOWS\system32\dllcache)
b) Ctrl+V, Backspace (në C:\WINDOWS\system32)
c) Ctrl+V, Backspace (në C:\WINDOWS)
(Kliko Yes për secilin mesazh box qe të shfaqet për të miratuar mbi-shkrimin e fajllit)- Nëse ne fund papritur shfaqet një mesazh box sikurse ky: Foto1
Atehere, përgjigju me Cancel dhe pastaj ne te dytin konfirmo me Yes këtu: Foto2
Dhe në fund nëse gjithçka ka shkuar siç duhet Notepad2 duhet të hapet tash e tutje sa herë dëshironi të hapni një .txt tekst fajll.
Shih Notepad2 gjate punes –> [Screenshot]


























Leave your response!