[21 Feb 2009 | Shprehu | 333 lexime]
[PHP] Zbritja e diteve

Duke pasur parasysh faktin që cdo ditë e më shumë po i afrohem ditës së diplomimit tim në akademin ushtarake, nga entuziasmi që të numëroj kohën e mbetur, e detyrova veten që të përpiloj një skript e cila bën zbritjen e ditëve dhe tregon pjesën e mbetur.

Lexo artikullin e plotë »

Featured, Headline, Tutoriale, WebTech »

[21 Feb 2009 | Shprehu | 333 lexime]
[PHP] Zbritja e diteve

Duke pasur parasysh faktin që cdo ditë e më shumë po i afrohem ditës së diplomimit tim në akademin ushtarake, nga entuziasmi që të numëroj kohën e mbetur, e detyrova veten që të përpiloj një skript e cila bën zbritjen e ditëve dhe tregon pjesën e mbetur.

Argëtim, Featured, Headline »

[11 Feb 2009 | 4 Komente | 333 lexime]
Hotelet më të cuditshme në botë

Telegrafi Britanez në një nga artikujt e fundit publikoi një koleksion me 15 fotografi të hoteleve “më të cuditura” të botës.
Goxha atraktive nëse më pyetni mua. E them këtë duke u bazuar në konstruktet absurde të dhomave të secilit hotel në vecanti. Disa prej tyre, që vlen të theksohet, janë shndërruar nga burgje në hotele interesante për turist e vizitorë që dëshriojnë të shijojnë ndjenjën e të qenurit i mbyllur prapa grilave.

Foto: Das Park Hotel, Linz, Austria
Nën cdo fotografi, mund të gjeni edhe informatat specifike mbi emrin e hotelit, vendin …

Featured, Informative »

[10 Feb 2009 | 2 Komente | 273 lexime]
Sqarim i letrës së “Jehona Osmanit e Shejh Ahmedit” – Pjesa1

Supozoj se shumica prej nesh, një herë ose bile edhe më shumë kemi qenë viktimë e propagandave të ndryshme anti-Islame, shpifje e storie absurde nga më të ndryshmet. Duke u bazuar në faktin që aq shumë bujë ka bërë shpërndarja e trilluar e stories së mveshur Pejgamberit Muhammed a.s., duke përmendur njëfarë Shejh Ahmedi, më vonë verzioni II i modifikuar i shtohet edhe njëfarë Jehona Osmani, atëherë mendoj që është mëse e arsyeshme të shkruaj disa fjalë rreth këtij trillimi.
Letra që shpërndahet përmes e-mail-ëve është si vijon (e pa-modifikuar).
jehona …

Argëtim, Featured »

[6 Feb 2009 | 3 Komente | 447 lexime]
Troja – Amaneti i Clown-it

Cdo herë kur kam kaluar nepër ndonjë gjendje jo të mirë emocionale, dilte dicka që më motivonte dhe më kthente disponimin. Rasti më aktual dhe tërheqës është ballafaqimi me këngën më të fundit të grupit TROJA e titulluar “Amaneti i Clown-it”.
Në të kaluarën nuk kam qenë ndonjë fans i madh i këtij bendi, megjithatë, sot me këtë këngë konstatoj publikisht që ja kanë qitur pikën. E sa i përket asaj se si po ndihem këto ditë dhe në cfarë problemesh po më detyrojnë të ballafaqohem, këtë më së miri e …

Featured, Informative »

[2 Feb 2009 | 4 Komente | 270 lexime]
Senzacionale: Veprimet e Jehudëve dhe revolta e Taip Erdogan

Rrjedha nga aktualiteti më i hidhur ka pushtuar botën. Pamjet tmerruese që po i shohim cdo ditë në TV janë vërtetë mbresëlënëse në aspekt negativ. Edhe në internet është pothuajse gjithcka e publikuar. Të ndjell frikë e tmerr në zemër e mendje. Bile edhe gjumin rehat nuk mund ta bësh, po të erdhi rasti të shikoje ndonjë nga ato videot kur shihen fëmijë, gra e pleq të masakruar deri sa më s’ka.
Ky postim nuk ka për qëllim që të ju tmerroj edhe për më shumë. Thjesht, fillimisht po publikoj një …

Personale, WebTech »

[1 Feb 2009 | 4 Komente | 475 lexime]
Drejtpërdrejt: Tema Interneti në emisionin Randevu, RTV21

Përshëndetje, lexues, vizitorë të qëllimshëm apo rastësishëm, shok e miq.
Më keni munguar për tërë këtë kohën time inaktive në “kafenenë time”. Shpresoj që ky postim të ju gjejë shëndosh e mirë të gjithëve.
Një publikim i shkurtër rreth evenimentit më të fundit, që për mua ishte një nga përvojat më të këndshme deri më sot.
Fjalë-pas-fjale, morra një ftesë nga moderatori i emisionit (Dritoni) shumë të shikuar Randevu në RTV21, për të marrë pjesë në këtë emision tema për të cilen duhet të diskutonim ishte mediumi më i popullarizuar ditëve të …

Personale »

[7 Jan 2009 | 3 Komente | 259 lexime]

Si jeni? Mirë!?
Nëse pyeteni ku kam qenë për tërë këtë kohë të gjatë, përgjigja është shumë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë – në Kosovë. Por e di që pyetja do të ishte më e qëllimshme se aq, prandaj një arsyetim i shkurtër për rrjedhën e gjërave deri më tash.
Planeti Tokë është në gjendje të mjerueshme aktualisht, dhe për përshtypjen që kam, mendoj se jemi në kohërat më të vështira që ka përjetuar njerëzimi ndonjëherë. Kriza Globale Ekonomike, terrorizimet në Gaza, SIDA, Korrupsioni dhe anomali të shumta që desha ose jo …