Fillimisht më vie keq që nuk kam mundur t’ju uroj të gjithëve festën e madhe Kurban Bajramin, por fatkeqsisht për shkaqe të prishjeve teknike (IPKO dhe KEK) nuk kam mundur të kem casje në internet për këto dy ditët e fundit. Kjo përndryshe është tragjike.
Sidoqofshin arsyet, duke shpresuar që ende nuk është vonë, ja ku [...] Read more »
Kohë pas kohë është mirë të informohesh me aktivitetet që ndodhin në botën ku jeton edhe ti. Jasht-toksorët janë temë tjetër.
Fotografia, nje medium i fuqishem i te shprehurit dhe komunikimit, ofron një pafundësi të perceptimit, interpretimit dhe ekzekutimit.
Je lodhur? Është koha për argëtim. Fotografi, barcoleta, ndodhi atraktive të gjitha të percjellura me pak muzikë.
Megjithëse planifikimet ishin që verzioni 2.7 nga WordPress duhej të lansohej aty pranë 10 Nëntorit, tendencat e zhvilluesve prapa WordPress ishin qe kjo seri të jetë një lëshim me ndryshime thuajse drastike në aspektin e dukjes dhe aranzhimit të veglave përbrenda panelit të administrimit.
Shih një prezantim të gjatë afër 3 min. rreth dukjes së re dhe mundësisë së manipulimit të objekteve, renditjen e tyre ashtu që të krijohet një ambient më i kënaqshëm për publikimin e artikujve.
Ndryshimet janë vërtetë për t’u aplauduar nga ne të tjerët si përdorues të …
2009 calendar, originally uploaded by sinem senol.
Cdo ditë e më tepër jemi duke iu afruar fundit të këtij viti. Ditët po i numërojmë duke zbritur një për cdo ditë të re. Kjo natyrisht nënkupton që edhe viti i ri 2009 po afrohet dhe besoj se gjithësecili ka filluar të planifikojë për një fillim të mbarë në 2009-tën.
Personalisht jam lodhur prej lutjeve të kota, dhe predikimeve boshe me shpresën se cdo “vit i ri” që vie do të jetë më i mirë se i kaluari. Këtë mendim timin më së miri …
Në raste të caktuara, kam përshtypjen që jo të gjithë njerëzit e mirë janë zhdukur. Ka aty këtu ndonjë, por që shfaqen në momentet më të nevojshme. Ata duket se janë të motivuar nga Zoti, që të jenë shembull për të gjithë ne.
Letra e mëposhtme, për dy javët e fundit ka qëndruar e ngjitur në tabelën e informatave brenda akademisë, dhe sa herë që endesha në korridor kërkoja nga ndonjë prej vartësve që të ma gjej në format elektronik. Por, kuptova nga komandanti i qendrës se atij ky tekst, i kishte …
Fillimisht më vie keq që nuk kam mundur t’ju uroj të gjithëve festën e madhe Kurban Bajramin, por fatkeqsisht për shkaqe të prishjeve teknike (IPKO dhe KEK) nuk kam mundur të kem casje në internet për këto dy ditët e fundit. Kjo përndryshe është tragjike.
Sidoqofshin arsyet, duke shpresuar që ende nuk është vonë, ja ku jam dhe përzemërsisht në emër të kompanisë sime X Media House ju uroj Kurban Bajramin të gjithë vizitorëve, lexuesve të rregullt në Arian’s Café, atyre që kalimthi i biejnë këndej pari si dhe gjithë të …
Deri sot, nuk besoja se ekziston dicka e tillë si “Jashtoksore”. Mirëpo, sot në mengjes deri sa po hanim mëngjesin Riza, Unë dhe Dritoni, krejt rastësisht shikuam njëri tjetrin dhe u habitëm me dukjen faciale që kishim pësuar. Pa-një-pa-dy, vrapuam të gjejmë një pasqyrë, apo ckadoqoftë vetëm që reflekton. Më e afërt që patëm ishte një gjygym caji, u afruam për t’u shikuar, dhe cka pamë? Ishim transformuar në Mutant Sui Generis, plotësisht pa vetëdijen dhe vullnetin tonë. Kuptuam se gjasat ishin që mbrëmë deri sa po flinim, jashtoksoret kishin …
Më kujtohet sa zhurmë u bë në kohën kur sistemi operativ Windows Vista dukshëm kishte nevojshë për një freskim në shumë aspekte, ngaqë ngecte në performancë, bile-bile Windows XP si paraardhës ofronte një performancë shumë më të lartë se Vista në fillim.
Edhe pse Microsoft kishte premtuar shumë në atë kohë, megjithatë bënte kërcime kohore rreth datës së lëshimit të Service Pack 1 për të gjitha edicionet e Vista. Kjo tollovi kohore zgjati jo më larg se deri më 15 Prill 2008, që respektivisht ishte data kur SP1 ishte i …
Pak trubullt kjo puna termeve që përdorin operatorët mobil në Kosovë, por kam përshtypjen se kam filluar të adaptohem më në fund.
Të hënën e presim festën e dytë me rradhë për muslimanët, pra, Kurban Bajramin, e Vala Mobile ka hapur zemrën për këto ditë feste duke bërë thirrjet 4cent (nëse off-peak ka atë kuptim). Bile edhe më mirë, e ka lidhur prej të Premtes (dje) deri të Martën në ora 0700, ku prap fillon ritmi i njëjtë i thithjes së kredisë.
Kjo në fakt nuk është dicka që do të vlejë …